Juventus transferon Padoinin, largon Iaquintan

Juventus ka përforcuar mesfushën në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit duke transferuar Simone Padoinin nga Atalanta.
Nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit, është bërë e ditur se Padoin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Bianconerët.
Kurse, Bianconerët kanë shfrytëzuar janarin edhe për të larguar futbollistët e panevojshëm në mesin e të cilëve sulmuesin Vincenzo Iaquinta i cili kaloi te Cesena në formë huazimi.