E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi në udhëkryq

E ardhmja e Hamdi Salihit ende mbetet e paqartë. Sulmuesi shqiptar ka marrë një ofertë nga klubi kinez Changchun Yatain.

Këta të fundit i kanë ofruar pagë vjetore shkodranit rreth 1.3 milionë euro. Kjo shifër si duket ka bërë që Salihi të mendojë seriozisht për ta pranuar ofertën.

Sulmuesi i Rapid Vjenës pëlqehet edhe nga Glasgow Rangers, Celtic Glasgow si dhe ekipi gjerman Eintracht Frankfurt. Si do që të jetë, reprezentuesit të Shqipërisë i kanë mbetur edhe pak orë për të vendosur, derisa destinacioni më i mundshëm mbetet Kina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›