Marseille insiston për Canën

Edhe pse Lorik Cana ka deklaruar se nuk do të lëvizë nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit, mediet vazhdojnë të spekulojnë për një largim të mundshëm gjatë dimrit.
Sipas medieve franceze, Marseille po synon ta rikthejë në Welodrome kapiteni e Kombëtares shqiptare.
Cana verën që shkoi kaloj nga Galatasaray te Lazio, por te klubi romak nuk po kalon formë të mirë. Ish futbollisti i PSG’së e i Sundelandit për momentin është i lënduar, derisa pas një muaji pritet t’i rikthehet fushës së gjelbër.