E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi: Brazilin e mendoj çdo natë

de biazi

Trajneri italian shprehet se kërkon të luajë në një stadium mitik si Marakanaja e Rios. Edhe pse kjo ëndërr është ende shumë larg, De Biazi sjell rastin kur drejtonte Modenën që nga Seria C1 e ngjiti në Seria A

Shqipëria, ose vendi i shqiponjave. Kjo është Shqipëria dhe në futboll shqiponjat kuqezi kanë nisur fluturimin. Nuk e kanë arritur një kualifikim të madh, por tani era e ndryshimit po ndihet. Pas shumë vitesh me trajnerë të huaj Dosena, Briegel, Bariç e Josip Kuzhe, kombëtarja shqiptare ka gjetur njeriu e duhur.

Është Xhani De Biazi që pas një viti punë me Shqipërinë po vjel frytet e punës. I dyti në grupin e vet dhe me një fitore ndaj Norvegjisë italiani beson tek arritja edhe pse gjithmonë kërkon që fluturimi i shqiponjave kuqezi të jetë i ulët. Në këtë moment kam shumë frikë tejkalimet e kënaqësisë. Një ditë je fenomen, tjetrën ke përplasur kokën në tokë…

Gjithsesi jemi duke bërë gjëra të mira dhe tani kemi shumë shpresa, ndonëse më parë nuk e kishim një gjë të tillë. Në lojë janë edhe pesë ndeshje deri në fund të eliminatoreve dhe duhet të kalojmë edhe shumë vështirësi, ndonëse njerëzit janë shumë të interesuar dhe presin gjëra të mëdha. Më 7 qershor presim Norvegjinë. Nëse fitojmë jemi shumë pranë qëllimit tonë.

Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse më mungojnë tre shtylla të rëndësishme dhe njëri prej tyre është Lorik Cana. Besoj se gjithçka mbyllet me transfertat Sllovenisë dhe Islandës, ndonëse presim edhe Zvicrën në fushën tonë. Por nëse jemi në formën tonë më të mirë mund ta mundim këtë skuadër, shprehet italiani.

Trajneri që e nisi punën tek Spali, e tani kërkon të luajë në një stadium mitik si Marakanaja e Rios pranon se: Brazili? Është shumë larg. Kemi punë për të bërë, por e pranoj se po e mendoj çdo natë. Gjithsesi unë qëndroj me këmbë në tokë, si në rastin kur drejtoja Modenën që nga Seria C1 u ngjitëm në A.

Sa për projektin me Shqipërinë, e pranoj se doja të largohesha nga ky futboll i të sëmurëve që adhurojnë Barcelonën por që nuk bëjnë si ajo. Trajneri është një njeri që nuk ka shumë rëndësi në këtë futboll. Thjesht e pashë të arsyeshme që të bëja një gjë të tillë.

Refuzova një pankinë të Serisë A dhe zgjodha kuqezinjtë dhe shkova në Tiranë. Stafi im ka njerëz të vlefshëm si Paolo Tramezzani, Alberto Belle, Angelo Pereni. Deri tani kemi arritur të afrojmë në skuadër lojtarë si portieri Berisha që luan në Suedi me Kalmarin. Me të ardhme është Hysaj i Empolit. Shkurt projekti mund të zgjasë deri në tetë vjet dhe mund të bëjmë gjëra të mëdha, ka mbyllur trajneri i kuqezinjve Xhani De Biazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›