E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizë, Laçi dhe Bylis në gjysmëfinalet e kupës

yvPK120121202113132_02121218Ndeshjet e fundit në grup, sollën të papriturën e madhe në Laç, ku vendasit arritën të shënonin në minutën e tretë shtesë, rezultat i cili kualifikoi dhe ballshiotët.

Kupa e Shqipërisë rezervoi surprizën e madhe ditën e djeshme, ku n ë gjysmëfinale kaluan Laçi dhe Bylis. Ndeshjet e grupit B, e zgjidhën çështjen e kualifikimit vetëm në minutën e tretë shtesë, ku goli i Vuçajt për Laçin i dha kualifikimin jo vetëm skuadrës vendase, por edhe Bylisit, duke eliminuar kështu Flamurtarin, të cilit nuk i mjaftoi fitorja me rezultatin 3 me 0 me Teutën.

Pas përfudimit të ndeshjeve të grupit B, Flamurtari, Bylis dhe Laçi grumbulluan nga 12 pikë. Duke u nisur nga ky fakt, në zbatim u vendos rregullorja e FSHF-së, e cila kishte parashikuar qartë në nenet e saj mënyrën e kualifikimit në rast se skuadrat përfundonin fazën e grupeve më të njëtën sasi pikësh.

Komplikimi

Rezultatet e ndeshjeve të parafundit e kishin komplikuar së tepërmi situatën, ku Flamurtari, Bylis dhe Laçi kishin shanse reale për tu kualifikuar. Edhe pse Bylisi vazhdonte të ishte në krye me 12 pikë, sërish matematika nuk i bënte ballshiotët të kualifikuar. Do të ishin 90 minutat e fundit, që ballshitët i luajtën në Lac, ato që përcaktuan edhe dy skuadrat gjysmëfinaliste, duke nxjerrë kështu jashtë loje rezultatin që arriti Flamurtari ndaj Teutës.

Skenarët

Të gjithë skenarët të çonin te një rezultat i ngushtë në takimin Laçi-Bylis dhe një goleadë ne Flamurtari-Teuta. Ka ndodhur ajo që ishte parashikuar në Laç, por nuk ndodhi ajo që pritej pikërisht në Vlorë. Edhe pse e eliminuar, Teuta ka luajtur një ndeshje të pastër edhe pse kanë pësuar tri gola. Durrsakët ishin eliminuar automatikisht dhe nuk kishin më synime në kupë, ndërsa Laçi dhe Bylisi luajtën për të kualifikuar njëra-tjetrën.

Çudia e golave

E çuditshmja në këto takime ishin minutat ku u shënuan golat. Në Laç, vendasit kthyen avantazhin e dy golave të ballshitëve, të cilët kryesuan për shumicën e kohës në 2 me 0, por në fund vendasit fituan me rezultatin 3 me 0. Serinë e golave e hapi Huan për Bylisin në minutën e 22-të. Dyfishimi për miqtë erdhi në minutën e 31-të më anë të Olayinkas.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 2. Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka në favor të Laçianëve, të cilët hapën serinë e shënimeve në të 48-ën me anë të Çelës, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 5-të. Duhej të vintë minuta e 93-të, që Vuçaj të shënontë golin e kualifikimit për Laçin dhe të eliminimit për vlonjatët. Fati i njërës skuadër varej nga rezultati i tjetrës dhe anasjelltas.

Teuta nga ana tjetër u paraqit me formacionin e saj më të mirë, duke treguar se nuk toleron edhe pse u ndëshkua me tri gola në pjesën e dytë. Flamurtari, skuadra më në formë e momentit nuk arriti kualifikimin që dëshironte aq shumë. Në Laç u duk se rezultati ishte i planifikuar, pasi shënimi i golave dhe rezulati përfundimtar të bën të dyshosh për një skenar aktrimi në fushë, e cila në këtë rast ishte në favor të të dyja skuadrave.

Teuta

Gjithsesi, duhet theksuar se skuadra që u tregua e drejtë në fushën e lojës ishte pikërisht Teuta, e cila nuk e hapi portën edhe pse nuk kishte asnjë interes në këtë kompeticion. Nëse durrsakët do të lejonin shënimin e dy golave të tjerë, atëherë, Flamurtari do të ishte në gjysmëfinale. Gjithsesi, skenarët e kupës në grupin B eliminuan Flamurtarin dhe kualifikuan në mënyrë surprizë, Laçin dhe Bylisin.

Grupi A, pa inters

Të dy ndeshjet e grupit A nuk kishin interes, pasi Skënderbeu dhe Kukësi ishin kualifikuar për në gjysmëfinale. Edhe në Kukës, ku u shënuan pesë gala në 45 minutat e dyta, rezulati u përmbys, ku ishin korçarët, të cilët nga disavantazhi 1 mr 2 kaluan në 3 me 2. Të parët që shënuan ishin kuksianët me anë të Abdurrahman në minutën 52-të. Në të 63-ët barazoi Tahirllari, por sërsih Abdurrahman kaloi Kukësin në avantazh në të 69-ën.

Skënderbeu barazoi rezultatin në të 81-ën me Tahirllarin dhe pas gjashtë minutash kaloi në avanatazh me anë të Souzës. Në Peqin, ndryshe nga ndeshjet e tjera, të dy golat e fitorwes së Kastriotit ndaj peqinasve u shënuan në pjesën e parë, Ku Xhafa në minutën e dytë dhe Shaba në të 41-ën vulosën rezultatin përfundimtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›