E Diel, 1 Nëntor 2026

Eliminohet Flamurtari, Gjoka: Futbolli drejt humnerës!

flamurtairiFeliks Papanikolla

Vlonjatët fitojnë bindshëm 3-0 në Vlorë kundër durrsakëve të Maganit ,që luajtën me të gjitha forcat, por nuk arrijnë dot kualifikimin për në gjysmëfinale.

Flamurtari nuk arrin të kualifikohet për në gjysmëfinale pavarësisht rezultatit të thellë te arritur kundër Teutës. Vlonjatët fitojnë me një diference prej tre golash por duke parë rezultatin në ndeshjen mes Bylisit dhe Laçit, u duheshin dhe dy gola të tjerë që të kalonin në vendin e dytë dhe të siguronin kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kuqezinjtë vinin në këtë ndeshje pas një seri prej pesë fitoresh radhazi dhe në një formë te shkëlqyer, të cilën e konfirmuan dhe në ndeshjen e djeshme me durrsakët. Në krahun tjetër, Djemtë e Detit, vinin pas rezultateve të përziera ku kishin koleksionuar një fitore, një barazim dhe një humbje, mes Kampionatit dhe Kupës.

Pjesa e Parë

Ndeshja nis e qetë dhe nën praninë e pakët të tifozëve vlonjatë. Minutat e para kalojnë pa ndonjë rast të veçante dhe ndeshja luhet më tepër ne mesfushë. Faza e studimit kalon shpejt dhe Teuta është ajo që ka mundësinë te rrezikojë e para.

Durrsakët fitojnë një goditje dënimi në një pozicion të rrezikshëm, por nuk arrijnë ta shfrytëzojnë siç duhet. Flamurtari, nga ana tjetër përpiqet të luajë shpejt por Teuta bllokon çdo tentativë kuqezi dhe e mban të ulët ritmin e lojës duke qarkulluar topin.

Vlonjatët përpiqen të gjejnë hapësira nga krahët me Lazarevskin ne te djathtë dhe Veliun në të majtë, por Da Silva dhe Sheta tregohen të saktë në ndërhyrjet e tyre. Minuta e 17-të mund të kishte krijuar një moment të rrezikshëm për miqtë por Memelli vonohet dhe aksioni humbet befasinë. Flamurtari vazhdon të provojë por pa gjetur çelësin për të hapur derën e mbrojtjes durrsake.

Në minutën e 26-të kuqezinjtë e Gjokës fitojnë një goditje dënimi në një pozicion të rrezikshëm. Kapiteni Veliu kroson por mbrojtja durrsake largon pa probleme. Topi përfundon në këmbët e Muzakës, i cili kroson në zonë por Zeqiri nuk arrin te gjuajë siç duhet me kokë. Kundërpërgjigjet Teuta me Hyshmerin, i cili gjuan lart me kokë pas krosimit të Mancakut nga e djathta.

Loja gjallërohet dhe ritmet jane të larta, ndërkohë që lajmet që vijnë nga Laçi janë pozitive. Duke parë dhe pozitat në renditje, Flamurtari është më kërkues dhe tenton disa herë nga krahu i majtë me Muzakën dhe Lazarevskin por Da Silva është në ditë të mirë.

Gjoka shikon që vlonjatët nuk çajne dot dhe nxjerr në nxemje ish-in Pepa. Në minutën e 34-të, Osmani rikuperon një top në mesfushë dhe nis menjëherë Mancakun në të djathtë. Ky i fundit kroson rrezikshëm në zonë por Xhafaj në pozicion të prirët, nuk e kthen dot në portën e mbrojtur nga Xhelili.

Në minutën e 35-te vjen dhe zëvendësimi i parë për vlonjatët. Pepa hyn në vend të Vukçeviçit, i cili zhgënjeu me paraqitjen e tij deri në ato momente. Vendasit janë nervozë dhe kjo bën që herë pas here të bëjnë gabime ne mesfushë që mund të kishin kushtuar.

Në minutën e 37-të Xhafaj përfiton nga një gabim i tillë dhe nis menjëherë Mancakun, i cili ishte i vetëm përballë dy mbrojtësve vlonjatë, por Bisha me mjaft zgjuarsi bllokon gjithçka. Vetëm tre minuta më vonë, Lazarevski, i cili deri në ato momente ishte parë më tepër në sulm se në mbrojtje, shkakton një faull të rrezikshëm ndaj Mancakut.

Karton i verdhë për maqedonasin dhe faull në një pozicion ideal për gjuajtësit durrsakë. Merr përsipër ta ekzekutojë Hodo, por gjuajtja e tij është krejtësisht e gabuar. Protagonist i minutave të fundit është Bratiç, i cili humbet dy raste të shkëlqyera për shënim.

Fillimisht kroati godet në pozicion diagonal, por topi përfundon jashtë portës së mbrojtur nga Rizvani. Një minutë më vonë, Muzaka ekzekuton një goditje dënimi në të majtë, e cila grushtohet nga portieri durrsak. Topi përfundon në mes të një grumbulli lojtarësh vlonjatë dhe aty Bratiç gabon të pagabueshmen, kur vetëm pak metra larg portës gjuan jashtë. Dy minuta shtesë, të cilat kalojnë pa asgjë të veçante dhe pjesa e parë që mbyllet me rezultat të bardhë.

Pjesa e Dytë

Vendasit rrezikojnë menjëherë me fillimin e pjesës së dytë. Pepa hedh në zonë një kros pa shumë pretendime por një gabim i Da Silves i shtron topin Muzakës, i cili nga pak metra nuk arrin te koordinohet siç duhet dhe godet keq. Përpjekjet e vlonjatëve shpërblehen me gol vetëm dy minuta më vonë, kur mbrojtja durrsake nuk largon siç duhet topin pas një pasimi të gjatë të Bishes.

Topi përfundon te Memelli, i cili nuk e ka të vështire të kaloj Rizvanin dhe të shënoj. Goli ndez shpresat e vlonjatëve për të arritur rezultatin e nevojshëm për kualifikim. Flamurtari përpiqet të gjejë dhe golin e dytë dhe ja del shumë shpejt.

Është Pepa që kroson në zonë por topi devijohet në goditje këndi, nga e cila vjen dhe goli. Pas krosimit të Muzakës, Veliu kërcen mbi gjithë të tjerët dhe shënon. Entuziazëm te vlonjatët të cilët tani kërkojnë me ngulm dhe të tretin ndërkohë që tifozeria vlonjate ndez atmosferën.

Në minutën e 52-të vlonjatët shënojnë sërish por kësaj radhe nuk vlen pasi më pare anësori Puto ka sinjalizuar për pozicion jashtë loje. Loja flet vetëm për vendasit, të cilët e kthejnë në  tabelë qitjeje portën durrsake dhe vetëm ndërhyrja dhe bllokimi i mbrojtësve bën që mos të rrezikohet porta durrsake.

Magani ndërkohë mendon lëvizjet e para dhe nxjerr të tijtë në nxemje, për të freskuar disi ekipin. Sulmi vlonjat nuk rresht dhe Pepa nxjerr bukur Veliun në krah, i cili kroson po vetëm ndërhyrja e Jakupit eviton një rrezik te mundshëm.

Në minutën e 62-të vjen dhe zëvendësimi i parë për durrsakët, ku Daniel Xhafaj largohet mes duartrokitjeve të tifozëve vlonjate dhe në vendin e tij hyn Murriqi. Krahu i djathtë bëhet epiqendra e sulmit vlonjat ku Veliu  ndalohet vetëm nga ndërhyrjet e ashpra të mbrojtësve durrsakë.

Ndërkohë në Vlorë vjen dhe lajmi i golit të dytë të Laçit dhe frika e një rezultati të fiksuar ne Laç bën që vlonjatët të luajnë minutat në vazhdim me gati të gjithë lojtarët në gjysmëfushën durrsake. Gjoka ndërkohë bën dhe një tjetër lëvizje, duke larguar Lazarevskin dhe duke hedhur në fushë Telushin.

Flamurtari kalon në 3-5-2 ndërsa Magani pak më vonë largon Hodon dhe në lojë hyn i riu Deliallisi. Loja vazhdon e njëjtë. Flamurtari sulmon me të gjitha forcat, Teuta mbron po njësoj, megjithatë vlonjatët arrijnë të shënojnë dhe golin e tretë. Ne minutën e 78-të, Muzaka shfrytëzon më së miri gabimin e radhës së mbrojtësve durrsakë dhe del i vetëm me Rizvanin.

Da Silva ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe kryesori Beqiri bën me shenjë nga pika e penalltisë. Njëmbëdhjetëmetërsh për vlonjatët, i cili ekzekutohet saktë nga i zakonshmi Memelli dhe 3-0. Teuta kërkon të reagojë dhe e bën mirë por fati nuk është në anën e Mbretëreshës, pasi topi i gjuajtur nga Veliaj godet shtyllën e djathtë pingule.

Një minutë më vonë Magani kryen dhe zëvendësimin e tretë dhe hyn Stafa në vend të Hyshmerit, i cili ndëshkohet dhe me karton të verdhë për shkak të vonesës. Arbitri akordon pesë minuta shtesë, të cilat ishin dhe pesë minutat e shpresës. Por as Lena dhe as Muzaka nuk arrin te finalizojnë siç duhet dhe të rrezikojnë seriozisht portën durrsake. Mbyllet gjithçka dhe ky rezultat e lë Flamurtarin jashtë Kupës duke parë dhe rezultatin mes Laçit dhe Bylisit.

Tension në fund të ndeshjes

Në fund të ndeshjes nuk kanë munguar dhe incidentet, ku mes lojtarëve dhe stafit të të dy ekipeve, por edhe ndërmjet tifozëve ka patur probleme. Nga sa mësohet, drejtori teknik i Flamurtarit, Ardi Behari, është konfrontuar fizikisht me mbrojtësin e Teutës Akil Jakupi, por ndërhyrja e lojtarëve ka bërë që konflikt

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›