E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi: Dua ta përmirësoj Shqipërinë!

Do të prezantohet zyrtarisht ditën e hënë dhe ka premtuar se do të hapet për mediat në konferencën për shtyp. Sidoqoftë, shtypi italian i ka shkëputur disa prononcime të vogla trajneriv të ri të kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazit, që do të pasojë në detyrën e tij kroatin Josip Kuzhe. “Detyra që i kam vënë vetes është ajo që të përmirësoj atë çka është bërë më parë me Shqipërinë. E di se skuadra është renditur gjithnjë në vendin e fundit ose të parafundit,” është objektivi që i ka vënë vetes ish-trajneri i Torinos dhe Udinezes, që ka firmosur me Federatën Shqiptare të Futbollit një kontratë 2-vjeçare, deri më 21 nëntor të vitit 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›