Juventus jep 30 milinonë euro për Tevez
Gjuetia për Karlos Tevez është e hapur. Përveç Milan dhe PSG, një tjetër skuadër është e gatshme të bëj çmendurira për sulmuesin argjentinas. Sipas asaj që raporton francezja "L′Equipe", Juventus është e gatshme të ofrojë 30 milion euro për sulmuesin në pronësi të Mançester Sitit. Ajo çka mund të favorizojë bardhezinjtë duket se është miqësia e fortë mes Pavel Nedved dhe Roberto Mançinit, shkruan e përditshmja transalpine. Do t’i takojë pikërish çekut të çojë përpara tratativat, megjithëse francezët duken më të favorizuar. Kështu, hapet një seri e re e telenovelës "Tevez" ( i cili pat deklaruar se do të luante për Boka Juniors), e cila deri në hapjen zyrtare të merkatos dimërore premton surpriza të tjera.