U-21, tifozat serbë fyejnë anglezët, përleshen futbollistët
TIRANE-Në mediat angleze tema kryesore nuk janë bërë kualifikimet për Kampionatin Botëror 2014 në Brazil, por dueli i skuadrës U-21 kundër Serbisë që u zhvillua mbrëmjen e së martës në Krusevac. Ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 për anglezët.
Gjatë gjithë ndeshjes, tifozët serbë kanë lëshuar fyerje raciste në drejtim të futbollistëve anglezë përfshirë Gordon Albionin, kurse pas sinjalizimit për përfundimin e takimit situata degradoi deri tek një përleshje mes futbollistëve anglezë dhe serbë.
Anglezët sugjerojnë se ishin sulmuar dhe u desh të mbroheshin nga serbët, kurse Federata angleze ka paraqitur ankesë në UEFA duke kërkuar dënimin e Serbisë.
Ndërsa, ish-komentatori anglez Ian Wright në komentin e tij të publikuar në tabloidin ‘The Sun’ i ka bërë thirrje UEFA-së të përjashtojë Serbinë nga garat ndërkombëtare.
Ndërkohë kjo situatë përkoi e ngjashme me situatën në Shkup të Maqedonisë, ku tifozat serbë në prag të ndeshjes, kanë lëshuar thirrje raciste në drejtim të shqiptarëve duke sjellë disa incidente me përleshje brenda ditës.
(d.b/BalkanWeb)