De Biazi: Nuk jeni Spanja, s'ju premtoj budallallëqe
TIRANE-Xhani De Biazi është prezantuar zyrtarisht si trajner i kombëtares shqiptare. Italiani do të drejtojë kuqezinjtë për dy vitet e ardhshme, ndërsa ka premtuar të sjellë në Shqipëri eksperiencën e tij të madhe në drejtimin e skuadrave italiane.
"Këtë detyrë do ta përshkruaja me dy fjalë: krenari dhe përgjegjësi, - ishin fjalët e para të teknikut italian. - Krenari që do të drejtoj një kombëtare dhe një përgjegjësi të madhe për të rritur edhe në futboll një vend që dëshiron të rritet në ekonomi e fusha të tjera", shtoi ai. De Biazi tha se do të synojë një ndryshim rrënjësor të futbollit, duke krijuar struktura që te të rinjtë. "Impenjimi im do të jetë të rris një kombëtare, të sjell një metodë të re të punës, duke u munduar të sjell eksperiencën që kam grumbulluar me klubet". Xhani De Biazi pritet të marrë një rrogë prej 200 mijë eurosh në vit, por sipas tij, ajo është më e vogël nga çfarë ai përfiton aktualisht si komentator te Mediaset.
Mister, sa e njihni kombëtaren shqiptare?
Për kombëtaren krijova një ide duke parë filmimet në DVD dhe renditjen e FIFA-s. Pashë që në muajt e fundit, nga vendi i 50-të, keni rënë në të 75-tin. Do të analizojmë motivet dhe të frenojmë këtë "hemorragji".
Mendoni se e nisni në disavantazh, duke qenë se nuk ishit zgjedhja e parë e Dukës?
Nuk mund ta komentoj këtë, sepse nuk kam informacion.
Cili është objektivi real në krye të Shqipërisë?
Të flas që sot dhe të them budallallëqe, "do bëjmë këtë apo atë", nuk shkon. Këta njerëz nga anët tona ne i quajmë që flasin në ajër. Shqipëria nuk është Spanja, ne duhet të bëjmë hapa përpara me ngadalë, pasi shtëpitë nisin të ndërtohen nga themelet dhe jo nga çatia. Kemi nevojë për kohë dhe për struktura. Unë e di që të gjithë duan rezultate, por ato nuk janë fryt i fantazisë, por realitetit. Unë do të shoh ngadalë mënyrën e punës, të afrimit me njerëzit.
Kombëtarja shqiptare është në periudhë tranzicioni, i druheni kësaj?
Në karrierën time si trajner unë nuk kam drejtuar ndonjëherë Interin, Milanin apo Juven. Kam patur skuadra të vogla, që më pas i kam rritur. Kur kam mundur të punoj siç kam dashur, kemi bërë gjëra interesante. E mora Modenën në Serinë C dhe më pas e ngjita menjëherë në B dhe në A. Më pas shkova te Torino, një pjacë e madhe. Por, ishte një skuadër që thuajse kishte dështuar dhe më u ngjitëm menjëherë. Torino vitin tjetër ra dhe tani ka 3 vjet që mundohet të ngjitet. Shikoni, në punën tonë është më e lehtë të thuash fraza të mëdha, sesa të punosh në fushë.
Cili është ndryshimi mes një klubi dhe një kombëtareje?
Ndryshimi është se nuk duhet të punosh përditë në stërvitje. Në kombëtare ka lojtarë që vijnë nga vende të ndryshme, nga realitete të ndryshme. Gjëja më fondamentale është që unë të zgjedh personat e duhur në momentin e duhur, pavarësisht emrave. Unë jam nga ata trajnerë që flas personalisht me lojtarët, kam dëshirë t'i shoh në sy. Skuadra është fryt i shumë ekuilibrave. Kur ke 20 yje, asnjëherë nuk shkojnë gjithnjë mirë bashkë, kështu që ndonjëherë të duhet një lojtar më pak i mirë, por që përvesh mëngët dhe lufton.
Si e konsideroni grupin ku bën pjesë Shqipëria në Botëror?
Grupi sigurisht që është shumë impenjativ. Kemi Zvicrën, që është e 17-ta në renditjen e FIFA-s dhe skuadra për t'u mundur. Norvegjia është e 25-ta, ndërsa Sllovenia në vendin e 26-të. Megjithatë, për momentin unë jam fokusuar në gjetjen e grupit të lojtarëve për të shkuar në miqësoren ndaj Gjeorgjisë.
Si ndjeheni, kur ju thonë se jeni italiani i dytë që drejton Shqipërinë, pas Dosenës?
Shikoni, personat janë të ndryshëm. Unë nuk i di motivet që e çuan Dosenën të braktisë anijen. Ajo është një zgjedhje personale, por për mua fjala vlen më shumë nga ajo çfarë shkruhet në letër.
Keni kohë të mjaftueshme për të ndërtuar skuadrën për Gjeorgjinë?
Koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme, por unë që tani po punoj për atë datë. Dua t'u lë të gjithë shqiptarëve se rruga është e hapur për të gjithë që ata të jenë në kombëtare. Kombëtarja është maksimumi, çdo lojtar që do të vijë këtu duhet të jetë në maksimum. Nuk është si një klub, kombëtarja është maksimumi dhe ata që të vijnë të luajnë këtu duhet të ndjehen krenarë.
Tre nga futbollistët më të rëndësishëm shqiptarë luajnë në Itali...
Natyrisht që ata që luajnë në Itali i njoh më mirë. Njoh sidomos Bogdanin, të cilin e kam patur shpesh kundërshtar. Por, edhe Canën e kam komentuar në Mediaset, ndërkohë që e njoh edhe Ujkanin. Dua të dini diçka: unë njoh mirë edhe trajnerët e tyre, Rejën, Arrigonin, Teserin. Mes njëri-tjetrit ne nuk themi gënjeshtra, ata ma thonë nëse ky lojtar është serioz, stërvitet, nuk stërvitet. Pra, këta që luajnë në Itali nuk janë problem. Për të tjerët do bëj një xhiro bashkë me stafin për të parë realitetin. Sepse, realiteti është diçka kur thuhet dhe ndryshe kur shihet.
Paguheni më shumë këtu në Shqipëri sesa merrnit si komentator në Mediaset?
Jo. Nuk ka lidhje paraja. Këtu paguhem më pak, por unë jam trajner. Kjo është një sfidë e rëndësishme dhe nuk është një kalim kohe për mua.
Trajnerët italianë shquhen për stilin mbrojtës, ku hyn De Biazi?
Kur shkova në Spanjë (te Levante) dëgjoja përditë të njëjtën gjë: katenaço, katenaço! Pastaj, u shpalla një nga trajnerët më sulmues në La Liga. Pra, nuk është gjithnjë e vërtetë ajo që thuhet. Shpesh janë personat që bëjnë diferencën.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)