De Biazi Refuzova nje oferte sepse i premtova FSHF-se
Nuk kaloi shumë kohë nga zyrtarizimi dhe trajneri i ri kuqezi i shprehur fjalët e tij të para. Xhani De Biazi tregoi për mediat italiane se një ofertë e mirë financiare i erdhi në momentet e fundit, por fjala e dhënë nga ana e tij për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, nuk mund të shkelej.
“Pata një ofertë të fundit nga një klub jashtë Italisë, një ofertë e mirë financiare, por i kisha dhënë fjalën presidentit të Federatës Shqiptare”, - u shpreh ai, për “tutomerkatoueb”.
Trajneri 55-vjeçar shpjegoi se prej kohësh e dëshironte një post trajneri në një ekip kombëtar, ndërsa vendimi i tij përfundimtar u mor pasi peshoi me kujdes çdo ofertë që iu bë gjatë këtyre javëve.
Gjithsesi, njeriu që do të drejtojë kombëtaren shqiptare të futbollit që nga fillimi i vitit të ardhshëm, nuk deshi të fliste shumë. “Dua të ruaj fjalët për prezantimin që do të bëj të hënën në Shqipëri, - vazhdoi ai, - mund të them vetëm se dua të bëj më të mirën time me ekipin tim të ri në eleminatoret e kampionatit botëror”.
De Biazi nënshkroi së fundmi kontratën 2-vjeçare me FSHF-në, kontratë që parashikon deri 22 mijë euro rrogë në muaj dhe që ka mundësinë e rinovimit për dy vite të tjera.