Liga e Europes/ Pese skuadra kualifikohen per ne turin tjeter
Pesë skuadra të tjera janë kualifikuar për në turin tjetër të Ligës së Europës, pas ndeshjeve të luajtura mbrëmjen e së mërkurës. Lacio, Beshiktash e Salcburg fituan një vend ndër 32 më të mirat, në përfundim të takimeve të luajtura në orën 19:00, ndërsa në përfundim të ndeshjeve të luajtura në orën 21:05 u kualifikuan edhe Steaua e Visla.
Që më parë kishin siguruar një “biletë” Zyrih, Bilbao, Stouk Siti, Shalke, Tvente, Anderleht dhe Lokomotiva e Moskës.
Lacio, skuadra ku ishte në fushë edhe shqiptari Lorik Cana, fitoi 2-0 ndeshjen e saj ndaj portugezëve të Sportingut të Lisbonës, ndërsa në këtë grup u elemiua skuadra rumune e Vasluit, që humbi 2-0 në Zvicër me Zyrihun. Cana luajti për 53 minuta dhe u zëvendësua në pjesën e dytë, i lodhur edhe nga ngarkesa e kampionatit italian.