E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhani De Biazi emërohet trajneri i ri i kombëtares shqiptare

Ka marrë fund telenovela për zgjedhjen e pasuesit të Josip Kuzhes në krye të pankinës kuqezi. Xhani De Biazi është emruar sot si trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit. Trajneri italian ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit, që i bie deri në përfundim të eliminatoreve të botërorit Brazil 2014
55-vjeçari ka qenë trajner i disa skuadrave të Serisë A italiane siTorino, Breshia dhe Udineze. Gjithashtu ka drejtuar Levanten në vitin 2009 në Spanjë duke mos arritur dot ta shpëtonte nga rënia nga kategoria. Aventura e tij e fundit ishte me Udinezen, ku qëndroi rreth tre muaj nën drejtimin e kësaj skuadre para se të shkarkohej në 21 shkurt 2010.

De Biazi ka pohuar për mediat italiane se kishte ofertë edhe nga një ekip tjetër, por i pat dhënë fjalën presidentit Duka. Gjithashtu De Biazi ka pohuar se kishte kohë që kërkonte drejtimin e një ekipi kombëtar dhe shpreson të bëjë më të mirën në krye kombëtares shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›