E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise/ Perfundojne ndeshjet ne grupe

Kanë përfunduar dhe ndeshjet e fundit të Kupës së Shqipërisë grupi D, ku  Elbasani u mund në Shkodër 1-3 nga Vllaznia.

Në këtë grup, Bylis fitoi 2-1 në fushën e Dinamos. Në grupin A, Laçi barazoi 0-0 me Apoloninë dhe Tirana fitoi 3-2 në Peqin me Shkumbinin.

Në Grupin B, Flamurtari-Kamza doli 0-0 dhe Teuta fitoi 2-0 në Pogradec, ndërsa në grupin C, Luftëtari fitoi 3-2 ndaj Kastriotit dhe Skënderbeu mundi Besën 3-0.

Për në çerekfinale u kualifikuan Tirana, Laçi, Flamurtari, Kamza, Skënderbeu, Kastrioti, Vllaznia e Bylis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›