E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punë dyfish në Barcelonë

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas e pranon se i nevojitet të punojë dyfish në Barcelonë, në krahasim me atë që e bënte në Arsenal, për ta fituar një vend titullari në ekipin katalunas.

“Ishte koha e duhur të largohesha. Në këtë klub duhet të punoj dyfish që ta zë një vend në ekipin bazë”, deklaroi 24 vjeçari për magazinën ‘FourFourTwo’.

“Në Londër, kur pësoje humbje, mund të shkoje për darkë, ta jetoje jetën dhe njerëzit të kuptonin. Kurse në Barcelonë, kur gjërat shkojnë mirë, është klubi më i mirë në botë. Por, kur gjërat shkojnë keq, menjëherë vijnë kritikat”, shtoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›