Ketsbaja: Gjeorgjia synon vetëm fitoren me Shqipërinë
Trajneri i kombëtares gjeorgjiane kërkon ta nisë mbarë vitin 2012, por vështirmi i tij është më larg, në emiminatoret Brazil 2014
Trajneri i Gjeorgjisë, Temuri Ketsbaja, në konferencën e djeshme për shtyp ka shpalosur objektivat e tij për miqësoren e sotme me Shqipërinë. Trajneri gjeorgjian kërkon nga ekipi i tij që ta nisë mbarë vitin 2012, por fokusi mbetet te eliminatoret e botërorit Brazil 2014. Çdo ditë që kalon dhe ne i afrohemi fushatës kualifikuese për Botërorin 2014, ndaj çdo ndeshje e mbetur është shumë e rëndësishme për Gjeorgjinë. Të mërkurën në fushën tonë kemi një miqësore me Shqipërinë dhe të gjithë duam ta fillojmë me fitore vitin 2012.
Jemi në një periudhë vëzhgimi të lojtarëve, kudo që luajnë, me qëllim që të thirrim më të mirët në kombëtare. Kemi bërë përgatitjet e duhura për miqësoren me Shqipërinë, por fokusi ynë i përgatitjeve është më larg se kaq, ka të bëjë me eliminatoret e Botërorit 2014. Megjithatë, këmbëngul në faktin se qëllimi ynë ndaj Shqipërisë është fitorja.
Kundërshtari i duhur? Jo gjithmonë gjejmë kundërshtarët që duam për një miqësore, por dua të nënvizoj faktin se edhe Shqipëria është një kundërshtare e fortë. Ju siguroj se nuk është e lehtë të fitosh ndaj shqiptarëve. Prandaj, jam i kënaqur që niveli i ekipit kundërshtar të imponon respekt, por edhe një dëshirë për të luajtur kundër tij.
Pastaj, deri në fillimin e fushatës kualifikuese për Botërorin 2014 do të kemi miqësore të tjera, të cilat do të na shërbejnë për konsolidimin e grupit, si dhe të formacionit. Shqipëria është shansi i parë në këtë drejtim, ndaj duam të tregojmë më të mirën, edhe për faktin se është ndeshja e parë zyrtare për vitin 2012. Shqipëria ka qenë gjithmonë luftarake në lojën e saj dhe asnjëherë nuk i kanë munguar lojtarët e fortë.
Si lojtar kam luajtur shumë herë kundër shqiptarëve, pasi kombëtaret tona janë përballur disa herë, prandaj e njohim mirë njëri-tjetrin. Kur luan në Shqipëri, është shumë e vështirë të kesh sukses. Shqiptarët janë të aftë, kanë një kombëtare të kualifikuar, teknike, me një trajner të ri italian.
Formacioni Gjatë ndeshjes do të vendos nëse do ti aktivizoj të gjithë lojtarët e thirrur apo jo, por kemi të drejtën për të ndryshuar sa herë të duam në formacion, sepse është një ndeshje miqësore dhe zhvillohet për të testuar sa më shumë elementë. Lojtarët që kam thirrur për miqësoren me Shqipërinë janë të rinj dhe premtues, në klubet e tyre janë përfaqësuar mirë, ndaj ky është një shans për ta merituar fanellën e kombëtares.
