E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet Superliga, Besa prova e radhës për Rubion

Flamurtari do të ketë një transfertë tejet e vështirë sot në orën 17, kur të përballet me Besën në Kavajë. Ndeshja pritet të jetë nga ato që do të vendosin shumë edhe për të ardhmen e trajnerit Hulian Rubio Sançez, i cili që kur zëvendësoi Shkëlqim Muçën ka zhgënjyer totalisht në stolin e vlonjatëve, duke marrë vetëm një fitore. Ndërkohë, në Kavajë premtojnë një betejë të ashpër. 

Pavarësisht emrave të kundërshtarit, Besa ndodhet në kuotën e 11 pikëve në renditje, 5 më shumë se ekipi vlonjat. Edhe pse ishte ndërtuar për titullin kampion, Flamurtari gjendet që tani 8 pikë larg kreut, duke zhgënjyer totalisht pritshmëritë. Në rast se nuk fiton, diferenca me kreun për vlonjatët pritet të rritet, pasi Skënderbeu luan nesër ndaj Teutës, ndërkohë që Tirana pret Kastriotin. Bardheblutë shpresojnë te një hap fals i korçarëve në Durrës, për t’iu ribashkuar atyre në krye të renditjes së Superligës, që e humbën pas barazimit 1-1 në Vlorë. Për Skënderbeun duket një transfertë tepër e vështirë, sidomos duke parë edhe precedentët e sezonit të kaluar.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›