E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi takon Canën dhe Lacios i rekomandon Odise Roshin

Nga ILIR CARA

Trajneri i i kuqezinjve ka takuar së fundi kapiteni e kombëtares Lorik Cana, ku përveç reklamës për mbrojtësin, Lacios i ka këshilluar që të blejë fierakun Roshi

Ashtu siç kishte lajmëruar më parë, trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka shkuar për të takuar dhe për të folur nga afër me kapitenin e kuqezi, Lorik Canën. Në qendrën stërvitore të Lacios, Auronzo di Cadore, mbërriti një mik i veçantë, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi.

Tekniku italian ka nisur një turne në vendin e tij të lindjes, Itali, ku po punon për të lobuar fuqishëm për reklamimin e futbollit shqiptar dhe këtë po e bën më se miri.

Një ditë pasi u shfaq pothuajse në të gjitha mediat italiane duke reklamuar disa prej yjeve të kombëtares shqiptare, ai u takua me kapitenin kuqezi Lorik Cana, por edhe me drejtues të tjerë të lartë të skuadrës bardhekaltër.

Loriku mund të bëhet qendra e projektit të Lazios. Me kombëtaren shqiptare, të cilën e drejtoj, Lorik Cana luan në qendër të mbrojtjes, por në mesfushë ai ka luajtur pa problem. Vitin e shkuar pati disa probleme të vogla me përshtatjen në futbollin italian, por këto janë gjëra janë normale.

Plus që nuk e desh edhe fati, pasi në fillim të vitit pësoi një lëndim që e la jashtë fushave për një periudhë disa javore,- u shpreh trajneri i kombëtare shqiptare për italianët rreth kapitenit të Shqipërisë, i cili është pjesë e Lacios.

Kjo konsideratë e De Biazit karikon dhe i jep besim edhe trajnerit të Lacios, Vladimir Petkoviç për rikthimin e Canës ndër më të mirë. Në vijim De Biazi shtoi se Cana mund të luajë qetësisht në krah të Ledezmës, pasi janë dy lojtarë me karakteristika të ndryshme.

Lacio të blejë Roshin Në mediat italiane emri i De Biazit është prezent, pasi ai shpesh analizon situatat sportive që ndodhin në Itali. Pra dy ditësh me statusin e ish-trajnerit të Torinos, De Biazi, foli rreth merkatos së klubit torinez, por edhe për lëvizjet e fundit siç ishte rast i Ibrahimoviçit.

Por me vizItën që ka bërë në qendrën stërvitore të Lacios, De Biazi ka dhënë opinionin e tij edhe për merkaton e lacialëve, merkato e cila thuajse është në duart e një shqiptari, Igli Tare, i cili mban postin e drejtorit sportiv.

De Biazi nuk ka arritur që ta takoi drejtorin Tare, por me anë të një prononcimi për mediat, pas takimit me Lorik Canën, ai i ka dhënë një mesazh ish-kapitenit kuqezi. Sipas De Biazit, Lacio duhet të afrojë në këtë merkato mesfushorin shqiptar, Odise Roshi, i cili luan në Gjermani tek Këlni.

Trajneri i kombëtares shqiptare me këtë rast promovon talentin fierak dhe pohon se për këtë problem do të falë edhe drejtorin sportiv të Lacios, Igli Taren.  Odise Roshi luan me Këlnin dhe është një lojtar shumë i shpejtë.

Këtë vit ra nga kategoria dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm për projektin e trajnerit të Lacios, Vladimir Petkoviç. Përsa i përket kësaj ideje nuk kam folur ende me Taren, por do ta bëj shumë shpejt, – përfundon trajneri  italian i kueqezinjëve, Xhani De Biazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›