Super koreografi nga tifozët e Galatasarayt (video)

Dy muaj më parë, tifozët e Galatasarayt ishin gati ta bëjnë të qajë trajnerin Fatih Terim me koreografinë e mahnitshme në nder të tij.
Kurse, një të tillë, e përsëritën edhe mbrëmë në ndeshjen kundër rivalit Fenerbahce, në kuadër të play-offit në Kampionatin turk të futbollit.
Tifozët e Galatasarayt dhuruan spektakël në tribuna, por atë nuk arritën ta bëjnë edhe futbollistët në fushë. Fenerbahce fitoi 2-1.