De Gea do të shkëlqejë në Man Utd

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 20:01
Diego Forlan pret që bashkëlojtari i tij nga Atletico Madridi, David de Gea të jetë i suksesshëm në Manchester United, nëse mund të adaptohet me jetën në Angli.
Djajtë e Kuq thuhet se kanë arritur marrëveshje me vlerë prej 18.9 milionë funtesh për transferimin e portierit në Old Trafford. Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Forlan tha për BBC Sport:
“David do të bëhet futbollist kulmor, sepse ka aftësi të mëdha. Por, ai është ende i ri dhe ka pak përvojë. Nëse adaptohet me jetën në Angli, do të shkëlqejë me Manchester Unitedin”.