E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool pas Cassanos

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 21:03

Liverpool udhëheq garën për transferimin e sulmuesit të Milanit Antonio Cassano. Sipas TalkSPORT, 28-vjeçari mund të transferohet në Anfield Road, ku menaxheri Kenny Dalglish synon të përforcojë repartin sulmues.

Cassano dështoi të zërë vend në formacionin bazë në San Siro pas transferimit nga Sampdoria në janar.

Kjo ka zgjuar spekulime se sulmuesi është i pakënaqur në klub dhe mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës në kërkim të paraqitjeve të vazhdueshme që do t’i ofronin rastin të përfshihet në Kombëtaren e Italisë për Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›