E Diel, 1 Nëntor 2026

De Jong, sot vëzhgon Partizani-Shiroki Brijeg

 

Ndeshjen e sotme, që do të zhvillohet në orën 20.00, në "Qemal Stafa", mes Partizanit dhe Shiroki Brijegut, e vlefshme për Kupën UEFA, do ta ndjekë nga afër edhe ndihmësi i trajnerit të kombëtares, holandezi De Jong. Shefi i tij, Ari Han, ka vendosur ta dërgojë atë në këtë ndeshje, për t'i parë nga afër lojtarët e Partizanit, që janë kandidatë për ekipin kombëtar, ndërkohë që këtë mision e kreu vetë për kuqeblutë e Vllaznisë, dy javë më parë, teksa fituan në fushën e NK Koperit. Kësisoj, të kuqtë e Partizanit do të kenë një motiv më shumë, për të qenë në lartësinë e duhur, sepse do t'u duhet t'i mbushin mendjen edhe De Jongut nëse dëshirojnë të jenë pjesë e planeve të kombëtares shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›