E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Kermabo: EULEX në përputhje me rezolutën

Shef i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, Yves de Kermabon, ka deklaruar se ky mision vepron në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"Nuk do të kërkoj mendimin e OKB-së për ligjshmërinë e EULEX-it, pasi unë jam drejtues i një misioni teknik dhe jo politik", u shpreh De Kermabon.

Duke folur për gazetën “Veçernje Novosti”, De Kermabo është i gatshëm të udhëtojë në Beograd, për të shpjeguar më mirë mandatin e EULEX-it.

"Jam i gatshëm të udhëtojë në Beograd për ta shpjeguar mandatin e EULEX-it. Dëshiroj t’i potencoj përparësitë dhe përfitimet e shumta që do t’i kenë, sidomos pakicat, nëpërmjet sundimit të ligjit”, ka thënë Kermabon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›