Ivanko: Asnjë propozim për ndarje administrative

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko,përgënjeshtroi njoftimet se i dërguari i OKB-së, Andrew Landley, ka hartuar një propozim për ndarjen administrative të Kosovës.
"I dërguari i OKB-së nuk propozon asgjë. Ai vetëm përcjell dokumentin ndërsa varet nga Prishtina dhe Beogradi nëse do të pajtohen apo jo. Ne vetëm konsultohemi me ta, po përpiqemi të ndihmojmë në dialog, por nuk jemi pjesëmarrës të dialogut”, ka thënë Ivanko për mediat serbe, të cilave u referohen ato kosovare.
Landley, që nga 15 tetori ndodhet në Kosovë me qëllim të ndërmjetësimit të “dialogut” Prishtinë-Beograd rreth konfigurimit të pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë.