Kuqi: Pse dhashë dorëheqjen nga kreu i LDK-së
Sot (e mërkurë), Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të shqyrtojë dorëheqjen e parevokueshme të shefit ekzekutiv të saj, Blerim Kuqi. Në një intervistë për BBC-në, Kuqi përsëriti se e kishte marrë këtë hap me kërkesën e Presidentit Fatmir Sejdiu i cili, ndërkohë, ka refuzuar të bëjë çfarëdo komenti lidhur me rolin e tij të mundshëm.
Ka pasur spekulime të ndryshme lidhur me dorëheqjen tuaj. Më sqaroni për dëgjuesit tanë, përse dhatë dorëheqje?
Dorëheqjen e kam dhënë pas kërkesës së Presidentit, sepse, sipas tij, kemi një mospërputhje në dinamikë dhe në hapa drejt reformës. Nëse e përmbledh me një fjali, kjo ka qenë arsyeja. Mund të ketë edhe arsye të tjera, por ky është emëruesi i përbashkët i kësaj dorëheqjeje.
Kur është fjala për reformën, çfarë mendoni se keni arritur, apo nuk ia keni dalë të bëni në reformimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që deri vonë ishte partia politike "numër një" në skenën politike kosovare?
Reforma ka të bëjë me atë që ta kthejë LDK-në përsëri në "parti numër një". Për të arritur këtë është dashur të bëhet reformë në disa drejtime. Siç duket pikërisht për këtë çështje kemi mospërputhje me Presidentin. Ndoshta kjo pyetje do të ishte më mirë t‘i drejtohej Presidentit se sa mua.
Mendoni se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën me këtë rekomandim që ju të jepni dorëheqjen?
Nuk e di, sepse nuk jam ekspert i kësaj fushe. Ndoshta për këtë duhet pyetur Kuvendi, ose ndonjë ekspert i fushës, por, megjithatë, ne po pengohemi shumë nga pozita e dyfishtë e Presidentit, pozita e tij si President dhe shef i partisë.
Tashmë, si ish-shef i LDK-së, si i vlerësoni raportet me partnerin në koalicion, me Partinë Demokratike të Kosovës? Edhe këtu ka pasur vlerësime të ndryshme për sa u përket mospajtimeve brenda udhëheqjes së LDK-së, lidhur me raportet LDK-PDK…
Nuk është mirë të flas më shumë deri sa të mbahet mbledhja e kryesisë. Pas mbledhjes së kryesisë, që për mua është me shumë rëndësi, do të kem edhe disa prononcime të tjera që kanë të bëjnë me rrjedhat e ardhshme në parti.
Kur do të mbahet mbledhja e kryesisë dhe çfarë epilogu parashikoni?
Afatin e rregullt e ka për të mërkurën, por nuk e di nëse do të shtyhet.
Mendoni se do të pranohet dorëheqja juaj?
Po, dorëheqja ime duhet të pranohet, sepse e kam dhënë të parevokueshme. Është me rëndësi të shihet se cilat do të jenë kahet dhe raporti i kryesisë në raport me pozitën e Presidentit, d.m.th. me pozitën e tij të dyfishtë.
Si i komentoni vlerësimet, sipas të cilave, ju bëni pjesë në grupin e të pakënaqurve, ngaqë, siç thuhet, keni humbur postet qeveritare?
Jo, nuk bëj pjesë në atë grup, të paktën deri më tani. I takoj atij grupi që ka të bëjë me procesin e reformave. Deri tani vetëm jam munduar të vendos mekanizma dhe procese të cilat e sjellin LDK-në në atë parti që ishte, sepse mendoj që Kosova ka nevojë për LDK-në dhe LDK-ja paraqet progres dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës.