E Diel, 1 Nëntor 2026

De Kunzo: Shqipëria rrezikohet nga lëkundjet sizmike

TIRANE -Arkitekti i njohur italian Antonio De Kunzo në kuadër të aktivitetit “Italishtja mes artit”, ka mbajtur sot në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit një leksion mbi praktikat dhe përvojën e tij personale në fushën e arkitekturës. Në leksionin e tij profesor De Kunzo prezantoi rrezikun e madh që ka Shqiperia nga lëkundjet sizmike.
Në kuadër të aktivitetit “Italishtja mes artit, shkencës dhe teknologjisë” ka mbërritur në Tiranë arkitekti i njohur italian Antonio De Kunzo. Profesori italian ka mbajtur sot në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit një leksion mbi praktikat dhe përvojën e tij personale në fushën e arkitekturës. Të pranishëm në leksion ishin studentë, pedagogë dhe arkitektë të njohur vendas. Në leksionin e tij profesor De Kunzo prezantoi rrezikun e madh që ka Shqipëria nga lëkundjet sizmike si dhe komentoi profesionalisht tragjedinë e fundit të ndodhur në Abruzo të Italisë. De Kunzo tha se Shqipëria gjeografikisht ndodhet në një zonë me ndjeshmëri të lartë sizmike dhe për këtë ndërtimet e reja duhet të kenë një arkitekturë të fortë dhe të studiuar mirë. Arkitekti De Kunzo solli përpara studentëve dhe pedagogëve edhe eksperiencën e tij personale mbi restaurimin e objekteve kulturore në zona sizmike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›