E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres raporti i KE, PS: Qeveria kontrollon Kuvendin

TIRANË- Partia Socialiste duke iu rikthyer sërish Progres-Raportit të KE-së për Shqipërinë i publikuar disa ditë më parë, ka shprehur sot shqetësimin për kontrollin e pakufizuar të ekzekutivit mbi Parlamentin.
Deputetja e PS-së Valentina Leskaj, tha sot gjatë një konference për shtyp se, “një demokraci nuk mund të jetë funksionale për sa kohë që raportet parlament – ekzekutiv, janë raporte të përmbysura duke krijuar një situatë absurde”.
Sipas saj, "shprehja më e qartë e këtij deformimi janë problemet që raporti ngre lidhur me çështje të mbikëqyrjes të ekzekutivit ndaj parlamentit, deri tek komandimi i axhendës dhe rregullave të funksionimit të tij".
Duke u ndalur të bojkoti i opozitës Leskaj theksoi se, “kërkesa jonë dhe gjithë popullit opozitar për të hapur kutitë, është kërkesë legjitime” duke shtuar se “respektimi i kësaj kërkese do të zbardhë të vërtetën e 28 Qershorit”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›