De Michelis, një rrëfim për tranzicionin shqiptarNga Alfred Peza, "Ora News"Intervistë me z. Gianni de Michelis, ish zv/kryeministër dhe ish ministër i jashtëm i Italisë Kam të ftuar në emisionin “Ora e Intervistës”, Z. Gianni de Michelis, ish z
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
De Michelis, një rrëfim për tranzicionin shqiptarNga Alfred Peza, "Ora News"Intervistë me z. Gianni de Michelis, ish zv/kryeministër dhe ish ministër i jashtëm i Italisë
Kam të ftuar në emisionin “Ora e Intervistës”, Z. Gianni de Michelis, ish zv/kryeministër dhe ish ministër i jashtëm i Italisë, në një prej periudhave më të vështira për vendin tonë, pas rrëzimit të murit të Berlinit, rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri. Dhe populli shqiptar në ato ditë ishte me sytë nga perëndimi i cili më së shumti identifikohej me Italinë.
Ai do të na tregojë eksluzivisht çfarë ka ndodhur në ato vite, çfarë mban mend nga ajo periudhë, por edhe gjatë këtyre 20 viteve të ndryshimeve të mëdha, çfarë po ndodh dhe si janë raportet me vendit tonë. Mirëmbrema zoti de Michelis.
Mirembrema, më vjen mirë që rimarr kontakte me realitetin shqiptar pas kaq vitesh
Në vitet ’90 keni qenë një personazh i rëndësishëm i politikës, unë kam qenë rreth 20 vjeç dhe ju mbaj mend shumë simpatik, me flokë të gjatë. Ishin vitet kur shqiptarët kërkonin ndihmë dhe e prisnin me shpresë këtë ndihmë, nga perëndimi sidomos nga Italia.
Unë kam pasur fatin të jem ministër i Jashtëm i Italisë, pikërisht në momentet kur në botë po ndryshonte çdo gjë. Ne u ndeshëm me probleme të reja, të cilat nuk i njihnim më parë. Mbaj mend se çështja shqiptare ishte shumë e ndërlikuar dhe komplekse. Shqipëria ishte vendi i fundit që ndryshoi sistemin brenda pak javëve. Episodi i fundit ishte ai i vitit 1989 në Rumani, vend i cili ishte i fundit i Traktatit të Varshavës, që kaloi nga komunizmi në demokraci. Në Shqipëri zgjati pak më shumë. Vetëm në fillim të 1990-ës u dukën shenjat e para të krizës së regjimit. Kujtoj kohën kur mijëra shqiptarë pushtuan disa ambasada dhe ky ishte nja nga problemet e parë me të cilin u morëm. Kështu filluan disa marrëdhënie që më parë nuk ekzistonin. Pikërisht në ato muaj filluam të ushtronim presionet e para, sepse kërkonim që tranzicioni të ndodhte butësisht. U përpoqëm që edhe zgjedhjet e para të ishin të lira. Ato u zhvilluan nën ndikimin e regjimit të kaluar, ndaj edhe rezultati ishte i tillë. Fitoi përsëri Partia Komuniste. Ky ishte një problem edhe për ne. Unë kam qenë ministri i parë i jashtëm nga perëndimi që kam vizituar Shqipërinë dhe kam takuar menjëherë Presidentin Ramiz Alia.
Po përfundonte epoka e Luftës së Ftohtë, u rrëzua komunizmi dhe një epokë tjetër po fillonte, një epokë e re. Kanë kaluar 20 vjet dhe ju jeni përsëri në Shqipëri. Përse keni ardhur dhe si e shikoni nga kjo distancë kohore Shqipërinë?
Shqipëria që kam njohur në vitet 1991 – 1992 nuk krahasohet me atë të sotme. Në këto 20 vite Shqipëria është afruar shumë më Evropën, megjithëse mendoj se ka përsëri disa probleme organizimi, ligjore e administrative, por sigurisht progresi është i madh. Por problemet kanë qenë të mëdha në fillim të këtij tranzicioni. Për shembull në Jugosllavi tranzicioni ka qenë shumë më i dhimbshëm se në Shqipëri. Por edhe në Shqipëri, ashti siç e mbani mend, kalimi ka qënë i vështirë. Ne vitet 1991, 1992, 1993, marrëdhëniet, veçanërisht me Italinë, unë mendoj se janë qenë të frytshëm. Ato i dhanë dorën e fundit rrëzimi të regjimit komunist. Kërkonim që kalimi të ishte i butë dhe të mos ndodhte kolapsi në Shqipëri. Duke parë dhe sot punën që është bërë në ato vite mendoj se sot është shpërblyer me zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë.
Ju keni qenë deputet në vitin 1985 kur vdiq diktatori komunist Enver Hoxha. Në Itali a kishte ndonjë ide për të hyrë në komunikim me qeverinë e Tiranës?
Për të qenë të sinqertë ne nuk dinim asgjë për Shqipërinë atëherë. Në vitet ’80 në Itali, nuk kishte më shumë 10 vetë që dini çfarë ndodhte në Shqipëri. Që kishin sadopak informacion. Unë nuk isha deputet, por isha pjesë e qeverisë kur vdiq Hoxha dhe sinqerisht nuk dija asgjë për Shqipërinë. Gati, as nuk e kisha marrë vesh që kishte vdekur diktatori. Nuk e kam ndjekur këtë situatë. Në ato vit mbaj mend historinë e vëllezërve Popa që ishin futur në ambasadën italiane.
Pikërisht familja Popa hyri në ato vite në ambasadën italiane, në vitin 1985, vetëm pak pai kishte vdekur Enver Hoxha dhe ka qenë një situatë e komplikuar me Shqipërisë dhe Italisë. Ju keni qenë protagonist për zgjidhjen e asaj situate, madje keni takuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Perez de Cular. ǒflitej në Itali për këtë?
Nuk kam qenë ministër i jashtë, por gjithsesi e kam ndjekur atë cështje. Kam në fakt një kujtim të paktë të asaj që ka ndodhur. Sigurisht për ju shqiptarët situata ka rëndësi, por unë e kujtoj shumë pak këtë situatë. Nuk kisha farë dijeni që ekzistonte një problem shqiptar. Këtë e kam zbuluar më vonë kur situata në Evropë po ndryshonte. Ne duhet të merrnim parasysh edhe Shqipërinë në ato vite. Nuk kishim as perceptimin më të vogël për Shqipërinë. Për të marrë informacion përdorëm disa kalale të tjera. Përdorëm jo burimet në Shqipëri, por disa shqiptarë të Kosovës. Pasi Jugosllavia kishte më shumë marrëdhënie me Evropën. Pra informacioni ishte shumë i paktë. Italia gjithashtu kishte disa marrëdhënie ekonomike me Kosovën. Pra për të kuptuar se si ishte situata në Shqipëri, përdora disa nga këta persona. Ndërsa më tej e i zbuluam gjerat vetëm. Unë nuk mund të harroj episodin e Vlorës. Vetëm brenda një nate erdhën me një anije të vogël shumë njerëz.
Në vitet 1989, 1990, ju keni qenë zv/kryeministër i Italisë, dhe në vitet 1989, 1992 ju keni qenë ministër i jashtëm. Besoj se kjo ka qenë periudha ku ju keni pasur kontaktet më konkrete dhe më direkte me Shqipërinë. Çfarë kujtoni nga momentet e para...
Kam qenë ministër i jashtëm ne fund të korrikut 1989, ndërsa në maj të atij viti mora pjesë në Bruksel në festimet e 40 vjetorit të Nato-s. Pas korrikut filloi një ndryshim i madh dhe problemet ishin shumë të mëdha për tu përballur. Si ministër i jashtëm duhet të përballesha me një situatë shumë të rëndë. U përpoqëm të reagonim menjëherë. Ne u përpoqëm që të kishim një marrëveshje ndërkombëtare, ne duhet të negocionim një marrëveshje formale ndërmjet Italisë, Austrisë, Hungarisë dhe Jugosllavisë, e cila do të na ndihmonte për të zbutur tranzicionin e periudhës së luftës së ftohtë. Ne e firmosëm këtë traktat në 10 nëntor 1989, kohë në të cilën ndodhi edhe rrëzimi i murit të Berlinit. Pra siç shihni gjërat kanë ndodhur shumë shpejt. Ne nuk mundëm që të evitonim krizën e Jugosllavisë. Në të njëjten rast ashtu edhe për Shqipërinë, ngjarjen e Vlorës, unë mbaj mend, në nje nga ato rastet kur unë kam qenë në Shqipëri, qëndroja në aeroport për te negociuar me Shqipërinë, me zotin Ylli Bufin. Negociova operacionin Pelikani, i cili ndaloi kolapsin në Shqipëri. Një negocim që do të shërbente për mos përsëritjen e skenarit të Jugosllavisë.
Si u prit rrëzimi i komunizmit në Itali dhe a kishte ndonjë rol Italia?
Ne nuk bëmë asgjë menjëherë. Në fakt në ato vite Italia ishte vendi i vetëm që merrej me Shqipërinë. Kështu edhe operacioni Pelikani ishte tërësisht ndërmarrje italiane. Nuk ishte një operacion evropian, por thjesht italian. Gjithashtu duhet thënë se ishte një operacion i suksesshëm, megjithëse sot nuk e kujtojmë shumë. Ky operacion shënoi edhe fillimin e tranzicionit për Shqipërinë.
Në ato vite ka pasur një fluks emigrantësh që zbarkonin në brigjet italiane. Si ishin marrëdhëniet tuaja si ish ministër i jashtëm i Italisë, me udhëheqësit shqiptarë, Ramiz Alinë dhe të tjerë? Më cilin keni pasur raporte direkte politike?
Në ato muaj kishim marrëdhënie shumë të ngushta. Bashkëpunimi filloi me ngjarjen e Vlorës. Erdhën përnjëherësh 20 000 shqiptarë. Kisha përshtypjen se nëse nuk do të kishim ndërhyrë menjëherë, situata mund të precipitonte. Nga njëra anë refuzonim emigrantë të erdhur ilegalisht dhe do të importonim krizën brenda Italisë. Bëmë dy gjëra. 20 mijë të ardhurit nga Vlora i futëm në stadiumin e Barit dhe vetëm brenda pak ditësh i rikthyem sërish në Shqipëri. Ndërsa ministri i brendshëm organizonte këtë operacion, unë ndodhesha në Titranë për të negociuar me kryeministrin Ylli Bufi, operacioni Pelikani që filloi disa muaj më vonë. Në fund të fundit e gjithë kjo funksionoi, pasi anëtarët e qeverisë Bufi, kujtoj këtu Gramoz Pashkon, që atëherë ishte përfaqësuesi i opozitës në qeverinë e koalicionit. Pak më vonë ishin dhe zgjedhjet e marsit 1992, të cila shënuan dhe evolucionin politik të Shqipërisë, e gjithë situata ndryshoi, në pushtet erdhi Berisha. Kishte ulje dhe ngritje, por ne i hapëm rrugën demokracisë.
Vizitën tuaj të parë ju e keni bërë në Shqipëri e keni bërë më 13 qershor 1991, kur për 10 orë keni qenë në Tiranë, ku keni takuar Ramiz Alinë, Ylli Bufin dhe Gramoz Pashkon. Nga ky takim çfarë përshtypje ju krijua nga poltikanët shqiptarë?
E përsëris, unë nuk dija asgjë për Shqipërinë. Mësova diçka vetëm duke lexuar dhe ajo që më ka bërë më shumë përshtypje ishte nga leximet. Kishte disa shkrime në anglisht, për atë që ndodhte në Shqipëri, pasi Shqipëria konsiderohej një vend i humbur. Në shkrime për shqiptarët përdorej termi tribu, gegët dhe toskë. Ne në Evropë kishim kohë që nuk e përdornim si term. Dhe unë këtë ide krijova për Shqiptarët. Dhe këto ditë, pashë një ndryshim 20 vjeçar që mund të krahasohet me 2 shekuj. Që tregon gjithashtu se shqiptarët janë një popull shumë vital.
Cilët nga politikanët shqiptarë që keni takuar në atë kohë vlerësoni më shumë?
Duhet thënë se kam pasur simpati për të gjithë. Unë kujtoj të ndjerin Gramoz Pashko sepse ishte në ato javë më afër nesh. Ai përfaqësonte Partinë Demokratike. Të gjithë politikanët që kam takuar nga Sali Berisha te Fatos Nano, ishin miq të mirë. Sido që shkuan ngjarjet unë më pas i humba kontaktet pasi edhe në Itali ndodhën shumë gjëra në këto 20 vite. Sot ndodhem më jashtë ngjarjeve dhe mund të them se sot në Ballkan ka vazhdimësi të së djeshmes.
Në ato vite ju jeni shprehur “Evropa duhet ta ndihmojë Shqipërisë, Italia ka një detyrë specialë për shkak të historisë por edhe për arsye gjeografike”. Si u prit kjo deklarata dhe si u vlerësuar?
Gjithçka filloi me stabilizimin e Jugosllavisë, pasi fillimisht problemi ishte aty. Jugosllavia ishte pjesë e Ballkanit Perëndimor, e papërfshirë në Evropë. Në procesin e zgjerimit u përfshinë Bosnja, Serbia, Malin e Zi, Kosova dhe Shqipëria. Mendoja se përfundimi i punës me këto vende të papërfshira në projektin evropian do të ndihmonte në zhvillimet e më vonshme. Na u deshën 5 vjet për t’i afruar. Stabiliteti i Shqipërisë do të ndihmonte në çështje të tjera si ajo mes Kosovës dhe Serbisë, apo Maqedonisë dhe më pas me problemin më të madh, atë në Bosnjë. Edhe marrëveshja, pakti strategjik që ka nënshkruar Italia me Shqipërinë, do të ndihmojë në afrimin e Shqipërisë me Evropën.
Ndryshimi i regjimit komunist solli mijëra e mijëra emigrantë brenda në Itali. Si e përballuat aty problemin e emigrantëve, a kishte paragjykime, çfarë bëtë për integrimin e tyre në jetën italiane?
Ky padyshim që ishte një problem shumë i madh që kishim. Italia gjithashtu ka qenë një vend emigrimi. Deri në vitin 1976 shumë italianë kanë emigruar. Dhe më pas nga 1989 e në vazhdim, papritur ne u bëmë një vend që presim emigrantë. Kur unë isha ministër i jashtëm, kishim gati 1 milion emigrantë, jo vetëm nga vendet e botës së tretë, por edhe nga Ballkani. Emigrantët vinin edhe nga Rumania, por ndryshimi mes saj dhe Shqipërisë qëndron në faktin se ajo është vend i BE-së, dhe rumunët janë emigrantë komunitarë. Ndaj detyrë ishte integrimi i një numri të madh emigrantësh, një problem shumë i madh. Integrimi shkaktonte edhe përplasje sociale. Ne duhet t’i kthehemi dhe të kaluarës sonë për të kuptuar se e vetmja mundësi ishte integrimi i tyre. Ajo që kemi bërë më emigrantët shqiptarë është një shembull i mirë për të gjithë. Pastaj fakti se ka edhe dele të zeza mes shqiptarëve kjo nuk do të thotë se shënin të gjithë shoqërinë. Tani problemi nuk qëndron vetëm për të integruar shqiptarët në Itali, por Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
Në përpjekjet për tu integruar në BE, a shikoni dy rrafshe. Një e politikës dhe e diplomacisë dhe një lloj qëndrimi me doza racizmi ndaj emigrantëve. A ekziston ky problem dhe si mund të shërohet kjo plagët.
Rreziku i ksenofobisë është shumë mirë i njohur nga italianët, pasi kanë qenë vetë objekt i ksenofobisë. Këtu mund të përmend cilat ishin reagimet e Zvicrës kundrejt emigrantëve italianë. E vetmja mënyrë është për të vazhduar me dialogun politik, i cili sigurisht do t’i reduktojë reagimet ksenofobike, frikën e italianëve. Kështu mirëqenia ekonomike mund ta zgjidhë ksenofobinë. Shqiptarët mund tu shërbejnë italianëve dhe investitorët italianë mund të gjejnë në Shqipëri një okazion për tu fuqizuar ekonomikisht. Bashkëpunimi mund ta ulë ksenofobinë.
E parë ajo periudhë e ndryshimit të regjimeve, rrëzimi i komunizmit dhe rikthimi i këtyre vendeve në gjirin e atyre vendeve me demokraci dhe pluralizëm politik, e parë nga ju si diplomat dhe kryediplomat i Italisë. A ka bërë Italia dhe perëndimi ndonjë gabim në atë periudhë, e cila na ka kushtuar të gjithëve për tu integruar. A ishte përgatitur perëndimi për ato që ndodhëm.
Ne nuk ishim gati për atë që ndodhi, por procesi ynë i integrimit erdhi më lehtë në Evropën Perëndimore. Rrëzimi i murit të Berlinit ndryshoi perspektivat, ndryshoi mënyrën e të menduarit se si do të zgjerohej Evropa. Sot pas 20 vjetësh duhet të kuptojmë se zgjerimi i Evropës nuk duhet të bazohet thjesht në Lindje. Evropa duhet të shikojë vendet e Mesdheut. Sot ka vende të tjera të zhvilluara, si Kina, India, Brazili. Për të shkuar drejt Evropës së Mesdheut, duhet të gjejmë rregulla të reja për mbarëvajtjen e institucioneve tona. Duhet t’i afrojmë vendet e Ballkani Perëndimor, pasi kështu mund të zgjidhim edhe krizën që ekziston brenda Evropës. Në Evropën mesdhetare synimi është Turqia, ndërsa kriza që ka kaluar Shqipëria dhe afrimi i saj në BE- është një vlerë e shtuar e Unionit.
Zoti de Michelis, një nga personazhet më të rëndësishme të viteve ’90 ishte dhe Ramiz Alia, nga president komunist, në presidentin e parë të Shqipërisë demokratike. Si e e kujtoni ju Ramiz Alinë, i cili kishte për detyrë të bënte kalim nga një sistem në tjetrin.
Unë personalisht kam një mendim pozitiv për ish - Presidentin Alia. Ishte një stuatë e vështirë, pasi një regjim sapo kishte rënë dhe një tjetër po niste. Zgjedhjet e tij e lehtësuan tranzicionin në Shqipëri. Në më pak se një vit u zhilluan dy palë zgjedhje. Dhe në fund pa derdheje gjaku, pa dhunë ndodhi tranzicioni.
Çfarë mbani mend nga zoti Alia, ndonjë moment të vështirë politik dhe cili ka qenë roli i Italisë për ndryshimin e sistemit?
Ne nuk kemi dhënë ndonjë këshillë konkrete. Ne thjesht kemi ushtruar presione si edhe qeveritë e tjera perëndimore. Këtu Partia Komuniste sapo kishte fituar zgjedhjet, të parat pluraliste, dhe ne i bëmë presion që të pranonte një qeveri koalicioni. Kjo bëri që shumë shpejt të ndodhte një tranzicion i qetë politik. Kështu ndryshimi i sistemeve erdhi në një situatë shumë më pak dramatike se ajo që ndodhi në Rumani. Ne mendonim se në Shqipëri do të ishte më e vështirë, por nuk ndodhi kështu.
Po me z. Berisha a jeni takuar dhe si jeni njohur? A e nuhatët ju atëherë se Berisha do të ishte kaq i rëndësishëm për politikanët shqiptarë?
Këtë e vendosin shqiptarët dhe zgjedhjet e fundit e treguan. Unë mendoj se z. Berisha ka pasur një rol të rëndësishëm për ta menaxhuar këtë tranzicion. E kam takuar dhe mbaj mend në mars të vitit 1992, kur duhet të vepronim me operacioni Pelikani. E kam takuar në Durrës, kur më duket sapo kishte fituar zgjedhjet. Operacioni Pelikani, dhe sigurisht Berisha, ndihmoi në kalimin e qetë nga një qeveri komuniste në një qeveri demoktarike. Më tej ndodhën shumë gjëra si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.
Po Fatos Nanon si e keni njohur?
Fatos Nano nuk ishte vetëm pasuesi i Ramiz Alisë, por personi që bëri kalimin nga një parti komuniste në një Parti Socialiste. Ai erdhi shumë herë në Itali, pavarësisht vizitave tona të pakta në Tiranë. Unë jetoja në një hotel të Romës në atë kohë dhe z. Nano kam pasur rastin ta takoj shumë herë, ndërkohë i përkisnim familjes socialiste. Socialistët në Itali kaluan në kolaps dhe diçka e ngjashme ndodhi edhe në Shqipëri.
Këto janë kapriçiot e historisë.
Këto janë pasojat e kalimeve kaq të menjëhershme e traumatike. Në këtë pikëpamje unë mendoj se i shkoi më shumë Shqipërisë se sa Italisë. Fatosi kaloi një periudhë shumë të vështirë, por më pas u rikthye e u bë kryeministër.
Si e njihni ju Fatos Nanon? A mund të na bëni një përshkrim?
Mendoj se si Berisha ashtu edhe Fatos Nano, kanë qenë pararoja e evropianizimit të politikës shqiptare. Mbase gjëja më e dhimbshme e tranzicionit shqiptar ishte politika. Në politikë ka gjithnjë një marrëdhënie me të shkuarën. Pavarësisht konflikteve, z. Nano dhe z. Berisha ishin elita e klasës politike.
Ju jeni përmendur për një takim që Fatos Nano dhe Sali Berisha kanë zhvilluar në Itali, në Trieste. A ka pasur diçka sekrete në këtë takim?
Unë nuk mbaj mend asgjë sekrete në këtë takim. Ishim aty për një takim rreth Ballkanit, për Jugosllavinë. Aty ishte edhe onnorevole Napolitiano, që sot është president i Republikës. Por absolutisht nuk mbaj mend një dimension shqiptar, të të pasurit diçka sekrete. Por në atë kohë mbaj mend shumë mirë, veprimet që janë bërë për operacionin Pelikani. Nga ajo periudhë unë do të dëshiroja të shihja një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve të marsit 1992.
Ju e përmendni shpesh operacioni Pelikani, operacion mes të cilit qeveria italiane nëpërmjet ndihmave ekonomike kërkonte t’i jepte pak shpresë popullit shqiptar në atë periudhë. Ishte koha kur ish kryeministri Ylli Bufi tha se Shqipëria ka 6 ditë bukë, pasi ndryshimi i sistemit krijoi mjaft probleme në furnizimin me ushqime. Ju jeni marrë në pyetje nga drejtësia shqiptare për abuzimet me ndihmat, gjë për të cilin Fatos Nano u dënua me burg. Çfarë kujtoni nga ky proces?
Siç e thashë dhe më përpara ne kemi pasur raste të ngjashme. Edhe në Itali ka pasur një proces gjyqësor, nga i cili dola i pafajshëm. Derisa dola i pastër unë, mendoj se as Fatos Nano nuk ka bërë gjë. Çështja në Shqipëri shkoi ndryshe. Fatos Nano u rikthye ne politikë, u bë faktor, ndërsa unë jo. Unë u thashë prokurorëve shqiptarë, se nëse nuk do të ishin ndërmarrë ato operacione ndihme, në Shqipëri do të kishte ndodhur një kolaps. Ndihem krenar për atë që kam bërë.
A ka pasur abuzime me qëllim përfitimi nga politikanët nga këto ndihma?
Këtë e dini ju dhe unë kam respekt për drejtësinë shqiptare. E përsëris, nëse nuk do t’i kishim dhënë ato ndihma dhe nëse ato ndihma nuk do të kishim dhënë rezultatet e duhura, sot çështja shqiptare do të ishte ndryshme.
Sipas jush, a u përdorën politikisht akuzat për abuzime me ndihmat financiare?
Unë vetëm mund të gjykoj mbi atë që kam mësuar. Në ato momente nuk kishte shumë mundësi. Mbase nuk jam unë njeriu që duhet tu kujtoj shqytarëve se cila ishte situata në atë periudhë. Nuk kishim shumë mundësi dhe sigurisht nuk mund të zgjidhnim bashkëbiseduesin. Po ju them se operacioni Pelikani u ndërmarr nga ushtria italiane, ajo e menaxhoi opresionin, shpërndarjen e ndihmave. Duke qenë se nuk kishte as infrastrukturë. Ne mund të prisnim që të lindte infrastruktura, strukturat. Kjo ishte një rrugë e detyruar. Sigurisht që ne përdorëm disa kanale të qeverisë. Ne në një farë mënyrë vendosëm protektorat në një vend sovran. Ato ishin vite të ndërlikuara dhe të vështira. Duke parë rezultatin sot, pas 18 vjetësh, them se kemi bërë mirë.
Kur u takuam par këtë intervistë ishim në hollin e Hotel Sheraton ku kishte një aktivitet të rëndësishëm, ku ndodheshin të gjithë politikanët më të rëndësishëm në vend. Si ju duk ky moment.
Unë isha rastësisht aty. Festa kombëtare e Kosovës, një festë e të gjithë komunitetit shqiptar. Mendova se sa me fat ka qenë tranzicioni shqiptar. Unë e kam ndjekur edhe këto vite çështjen e Jugosllavisë. Unë pashë aty njerëz të krahëve të ndryshëm politikë. Ajo ishte një situatë të cilën sot nuk mund ta hasim në Beograd, Sarajevë. Kjo duhet t’iu bëjë të ndiheni mirë dhe krenarë.
Kanë kaluar shumë kohë që kur ju ishit një politikan i rëndësishëm. Sot Shqipëria është anëtar i NATO-s, ndodhemi në një proces ku presim të marrim statusin e vendit kandidat dhe liberalizimin e vizave. A e mbështet Italia këtë aspiratë të Shqipërisë dhe shqiptarëve?
Mua duhet të them PO. Besoj se ky është edhe qëndrimi zyrtar i qeverisë edhe marrëveshja e nënshkruar së fundi e konfirmon këtë. Ne jemi mbështetësit kryesor në Bruksel. Besoj se jemi gati për të hedhur hapin e parë që është heqja e vizave. Në ato vite ne thuajse e kishim harruar ku ndodhej Shqipëria, ndërsa sot ka një këndvështrim tjetër. Ne jemi dy vende shumë afër njeri tjetrit, na ndan Adriatiku, që unë do ta konsideroja si një liqen të vogël.
Çfarë ju solli në Tiranë dhe Çfarë mund t’iu sjellë përsëri?
Mbi të gjitha në Tiranë më solli kurioziteti për të parë se si ka ndryshuar ky vend. Tani mendoj se jam shpërblyer për atë që kam bërë. Disa vite më parë ky ndryshim ishte i pa imagjinueshëm. Për shembull vite më parë ishte e pa imagjinueshme një televizion si ky në nivel evropian. Kam ardhur në Tiranë për të lehtësuar afrimin e Italisë me Shqipërinë. Nuk mjaftojnë vetëm marrëdhëniet mes qeverive, diplomacisë, por edhe shoqërisë civile. Unë kam një fondacion që studion marrëdhëniet ndërkombëtare. Ne dëshirojmë ta ndërtojmë bashkë të ardhme.
25 vjet më parë ju kishit si këshilltar Renato Brunetën kur ishit minister, sot ju jeni këshilltar i tij dhe ai minister. Pse ndodh kjo?
Kjo është normale. Unë tani i përkas së shkuarës. Tani është epoka e të rinjve. Është e drejtë që unë tani ta ndihmoj Brunetën për të pasur një përfaqësim dinjitoz. Edhe në Shqipëri ka bashkëpunim me brezin e ri. Vetëm kështu mund të ecet përpara.