E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Bëhuni gati për përmbytje. Por importi i energjisë vazhdon. Mbrëmë Shqipëria në terr totalNga TemaQeveria ka paralajmëruar banorët e zonës së Nënshkodrës se duhet të jenë të përgatitur për përmbytje për shkak se situata në hidrocentrale po p

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Qeveria: Bëhuni gati për përmbytje. Por importi i energjisë vazhdon. Mbrëmë Shqipëria në terr totalNga Tema

Qeveria ka paralajmëruar banorët e zonës së Nënshkodrës se duhet të jenë të përgatitur për përmbytje për shkak se situata në hidrocentrale po përkeqësohet. Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti tha se situata është rënduar për shkak të reshjeve të ditëve të fundit. Niveli në Fierzë është rritur me 87 centimetër 24 orët e fundit. Ndërkohë mbrëmë e gjithë Shqipëria është zhytur në një errësirë totale për gati gjysëm ore. I gjithë vendi ka qenë pa drita për shkak të një avarie në sistemin e importit të energjisë. Edhe pse hidrocentralet janë plot, Shqipëria vazhdon të importojë energji, duke shtuar dyshimet sërish për afera të qeverisë, e cila ka lidhur kontrata me kompanitë e saj, dhe duhet t’i zbatojë ato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›