E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rosi fikson objektivin: Gjysmëfinalen

Autori i golit të parë të Italisë në këtë botëror theksoi se përfaqësuesja e Marçelo Lipit do të prëmirësohet nga ndeshja në ndeshje. “Duhet të arrijmë mes katër të parave. Do të ishte dështim i madh nëse eliminohemi në fazën çerekfinale. Duhet të fitojmë ndaj Zelandës së Re, pasi jemi më të fortë”, pohoi mesfushori.

“Nëse e humbasim këtë ndeshje, do të ishte njëlloj sikur Zelanda e Re të humbiste në regbi. E njëjta situatë do të ishte”, shtoi më tej 27-vjeçari. Për De Rosin, është shumë e rëndësishme që përfaqësuesja italiane të përfundojë në krye të grupit F, për të shmangur një kundërshtar si Hollanda në fazën tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›