E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedohet ish-punonjësja e Hipotekës, mori 10 mijë €

Bëhet fjalë për shtetasen Vilma Llambro Nesturi, 46 vjeç, banuese në Durrës, aktualisht juriste në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit dhe Transportit Rrugor në Durrës.

Ndaj saj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me një vendimin të tre ditëve më parë, ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se kjo shtetase duke qenë në detyrën e Specialistes pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë i ka kërkuar dhe më pas i ka marrë shumën prej 10 mijë Euro një qytetari për ta pajisur me Certifikatë Pronësie, për një pronë, në të cilën do të ndërtohej një kompleks banimi.

Me këtë veprime ajo ka përshpejtuar procedurat dhe ka shkelur dispozitat ligjore, të cilat normojnë punën në institucionin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›