Uruguai mund ta fitojë Botërorin

Uruguai mund të shkojë larg dhe ta fitojë Botërorin 2010. Kështu mendon selektori i ekipit amerikano-jugor, Oscar Tabarez, pasi skuadra e tij e arriti rezultatin më të mirë në 56 vjetët e fundit, kur e mposhti Afrikën e Jugut me rezultat 3:0 në Pretoria.
Uruguaianët e kishin mposhtur bindshëm Skocinë në Botërorin 1954 me rezultat 7:0, ndërsa Tabarez thotë se ai ndien se dy herë kampioni i botës, Uruguai, më në fund është zgjuar nga gjumi, pas disa dekadash të tëra. Ekipi amerikano-jugor përfundoi në pozitën e katërt në Botërorin 1970, që u mbajt në Meksikë.
Kjo ishte hera e fundit që ky ekip arriti deri në gjysmëfinale, ndërsa uruguaianët e kaluan fazën e grupeve në Botërorin 1990, kurse dështuan të kualifikohen katër herë në pesë botërorët e fundit. “Ne erdhëm në Botëror me shpresën se do të bëjmë diçka ndryshe nga ajo që kishte bërë Uruguai nga viti 1970.
Nga ajo kohë, ne nuk i jemi afruar asnjëherë vendit të tretë ose të katërt. Ne kemi besim se mund ta fitojmë këtë Botëror. Aty mund të ketë ekipe më të mira se ne, por ne jemi optimist se me mund të jemi rival i fortë për çdo ekip”, deklaroi selektori Tabarez, i cili e mori timonin e Uruguait në shkurt të vitit 2006.