Grupi C, Sllovenia dhe SHBA-ja ndajnë nga një pikë
Sllovenët mund të dilnin me tri pikë nga përballja e sotme, e nëse kjo do të ndodhte, do të siguronin një kualifikim historik për në fazën e 1/8-ave. Por mungesa e përvojës bëri që përfaqësuesja ballkanase të mos administrojë dot avantazhin e dy golave në pjesën e parë, madje duke rrezikuar të humbasë në minutat e fundit.
Birsa kaloi në avantazh skuadrnë e Matjazh Kekut që në minutën e 13-të, gol që u pasua nga ai i Ljubijankiç tre minuta para fundit të pjesës së parë. Në të dytën amerikanët arritën të barazpeshojnë shifrat me anë të Landon Donovan vetëm tre minuta nga fillimi, kurse Majkëll Bredli barazpeshoi shifrat në të 82-tën. Në minutat e fundit SHBA-ja realizoi edhe golin e tretë, por që u cilësua i parregullt nga gjyqtari.
Pas dy ndeshjeve të para, Sllovenia ngjitet në kuotën e katër pikëve, kurse Amerika mban përkohësisht vendin e dytë me dy pikë. Në orën 20:30 do të luhet edhe sfida tjetër e grupit C, ajo midis Anglisë dhe Algjerisë.
Slo 2-2 Usa - The best video clips are right here