Rooney kërkon gjermanët

Ylli i Anglisë, Wayne Rooney dëshiron të takohet me Gjermaninë dhe t’i mund ata qysh në të tetën e finales.
Rooney ka reaguar kështu ndaj luftës me fjalë kundër dy prej rivalëve më të mëdhenj në Botërorin e Afrikës së Jugut.
Ai është takuar me një gazetar gjerman gjatë seancës stërvitore të Anglisë dhe i ka thënë se ka dëshirë që të takohet me gjermanët qysh në të tetën e finales.
“Natyrisht. Është kënaqësi t’i mundësh ata”, i ka thënë Rooney gazetarit duke qeshur.
Rooney po ashtu ka përqeshur legjendën gjermane Franz Beckenbauer, i cili akuzoi Fabio Capellon që futbollistët e tij nuk janë dukur mirë në fushë.
“Nuk dyshoj aty. Ne e dimë si luajmë dhe ne jo vetëm që godasim, por edhe vrapojmë”, tha ai.
Rooney kritikoi kryelartësinë e gjermanëve, të cilët paraqiten arrogantë pas fitores ndaj Australisë 4 me 0.
“Krejt kjo varet se si e përfundon turneun dhe jo si e fillon. Në fund ne do të fitojmë edhe në grupin tonë”, tha Rooney.