E Diel, 1 Nëntor 2026

NBA, LA Lejkërs fitojnë titullin kampion

Pas barazimit 3-3 në përballjet e para, skuadra e drejtuar nga tekniku Fil Xhekson mundi në finale Boston Sëlltiks me rezultatin 83-79. Vendimtar në suksesin e Lejkërsave ishte Kobe Brajant, i cili shënoi 23 pikë dhe gjithashtu siguroi për të dytin vit radhazi titullin MVP (lojtari më i mirë).

Për ekipin kampion, që u gjend në disavantazh në ¾ e finales, një ndihmesë të vyer dhanë edhe Gasol e Arnet. Për Bostonin, 18 pikët e Pol Pirs dhe 17 nga Kevin Garnet, nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar suksesin. Pët trajnerin Fil Xhekson ky është i 11-ti titull në karrierë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›