De Rosi mbron Italinë: Luaj aty ku duhet!
Mesfushori, tashmë i shndërruar në mbrojtës, pranon: Me 99.9% do të luaj dhjetë metra prapa. Skandali i basteve? Duhet harruar, është koha të zbresim në fushë
Nuk duhet përzier kombëtarja me një gjë kaq të madhe në të cilën ne nuk jemi të përfshirë. Nuk dua të jem në mes të ndonjë proteste për ndonjë gjë që nuk e kam bërë.
Është kërkesa e Daniele De Rosit pak orë nga debutimi në Europian me Spanjën. Mesfushori i Romës, shndërrohet në mbrojtësin e atdheut dhe njofton që kundër kombëtares së Del Boskes, me 99.9% do të luaj si qendërmbrojtës, do të jem ndërmjetësi mes reparteve.
Kalon menjëherë në rolin e mbrojtësit De Rosi dhe përpiqet të reagojë kundër atyre që nënvizojnë momentin delikat që po përjeton Italia e futbollit, e tronditur nga skandali i basteve.
Kush luan, nuk ka fare të bëjë me atë që ka ndodhur, – saktëson romanisti. Çështjet e dy muajve të fundit duhen harruar, tani duhet të zbresim në fushë.Kjo punë është e bukur, para së gjithash në këto nivele. Marrëdhënia me tifozët është shumë e mirë, kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Disa kujtime janë të pashlyera.
Mendja shkon në mbrëmjen e Berlinit, kur Kupa e Botës, ishte një lehtësim në qiellin e kaltër nga ana e Kanavaros, kapiteni që festoi i pari triumfin në Gjermania 2006. Një apel patriotik, pas të cilit lëshohet një njoftim, ndoshta jo shumë i papritur: Me 99.9% do të luaj më prapa, do të bëj ndërmjetësin mes mbrojtjes dhe mesfushës. Edhe me Romën jam përshtatur mes dy roleve.
I gatshëm për të fituar dhe optimist De Rosi: Me një sukses të mundshëm në këtë Europian, do të doja të barazoja mungesën e trofeve me Romën në vitet e fundit. De Rosi është i gatshëm të ndryshojë pozicion për axurrët e Prandelit: Europiani është i dyti pas Botërorit sa i takon famës dhe rëndësisë. Çdo futbollist synon të jetë, të gjithë do të ishin të gatshëm të ndryshonin rol thuajse dhjetë metra prapa në fushë.
