E Diel, 1 Nëntor 2026

Holandezët mendjemëdhenj, Danimarka i gjunjëzon. Gjermani pragmatiste, 1-0 ndaj Portugalisë

GRUPI B

HOLANDE – DANIMARKE 0-1

GJERMANI -PORTUGALI 1-0

Surpriza e parë e EURO 2012 e ka emrin Danimarkë, ndërsa dështimi më i paparashikueshëm ishte Holanda që u mposht minimalisht,1-0, nga danezët.Me një gol nga Krohn-Dehli në minutën e 24-të, Danimarka befasoi Holandën duke e mposhtur me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2012.

Edhe pse e favorizuar dhe me historinë në anën e saj, Holanda zhgënjeu duke humbur duelin duke vënë shumë pikëpyetje mbi kualifikimin, pasi në dy ndeshjet e mbetura tulipanët duhet të ballafaqohen me Gjermaninë dhe Portugalinë, që janë shumë herë më të forta se Danimarka. Holanda e nisi mjaft mirë ndeshjen dhe me atë që tregoi në 20 minutat e para u duk se fitorja do të ishte formalitet. Por realiteti doli ndryshe, pasi Holandës i mbeten rastet e humbura, ndërsa danezët me golin e  Krohn-Dehli morët tripikshin e parë.

Gjermania nuk e ka pasur të lehtë, por gjithsesi të besuarit e Joakim Lëvit kanë arrituar që të mposhtin 1-0, Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Takimi ka qenë i bukur, ku të dy ekipet kanë pasur mundësi që të shënonin dhe të fitonin këtë sfidë të EURO 2012, por fundi u ka buzëqeshur gjermanëve që në minutën e 72-të shënojmë golin e vetëm të takimit me Mario Gomesh. Me këtë tripikësh, së bashku me Danimarkën udhëheqin Grupin B. Padyshim meritë në këtë fitore të Gjermanisë ka portieri Manuel Nojer, që me sukses u bëri ballë sulmeve të shumta të portugezëve.

              GJERMANI                        –                                            PORTUGALI                       1 0

1

Manuel Neuer (GK)

12

Rui Patrício (GK)

5

Mats Hummels

2

Bruno Alves

6

Sami Khedira

3

Pepe

7

Bastian Schweinsteiger

4

Miguel Veloso

8

Mesut Özil
87

5

Fábio Coentrão
60

10

Lukas Podolski

7

Cristiano Ronaldo (C)

13

Thomas Müller
90+4

8

João Moutinho

14

Holger Badstuber
43

16

Raul Meireles
80

16

Philipp Lahm (C)
<

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›