E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro 2012, sot përballjet Hollandë-Danimarkë dhe Gjermani-Portugali

Gazeta Shqip

Gjermanët dyshime për formacionin, portugezët shpresa tek Ronaldo

Mbrëmjen e sotme vjen ndeshja e parë madhe e Euro 2012. Pas Hollandë-Danimarkë (në orën 18:00), do të zhvillohet Gjermani-Portugali, ndeshje që do të përballë dy protagonistët më të fortë të kompeticionit kontinental. Tekniku gjerman Loeë ka ende disa dyshime për sa i përket formacionit, në veçanti për Schëeinsteiger e Podolski, të cilët kanë marrë pjesë edhe në dy kampionatet e fundit. Në vend të tyre mund të vendosen Kroos e Goetze. Dyshimet pritet të zgjidhen në minutat e para të takimit, ndërkohë që në kampin portugez gjërat janë më të qarta: Cristiano Ronaldo e Nani do të mbështeten nga Postiga, ndërsa në mesfushë do të jenë: Meireles, Veloso e Moutinho.

Formacionet e skuadrave pritet të jenë: Gjermania (4-3-2-1): Neuer; J. Boateng, Badstuber, Hummels, Lahm; Kroos, Khedira, T. Mueller; Ozil; Podolski, Gomez. Ct: Loew. Portugalia (4-3-2-1): Eduardo; Pereira, Bruno Alves, Pepe, Coentrao; Meireles, Veloso, Moutinho; Nani, Cristiano Ronaldo; Postiga. Ct: Bento.

9 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com

Euro 2012, sot përballjet Hollandë-Danimarkë dhe Gjermani-Portugali burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›