Luis Antonio Valencia te Juventusi
Luis Antonio Valencia dhe Juventus janë gjithnjë e më afër njëri-tjetrit, ka njoftuar “Daily Mail”. Sipas tabloidit britanik, mesfushori ofensiv i Mançester Junajtid nuk zë më vend në planet e menaxherit Sër Aleks Ferguson dhe aktivizohet rrallë here, prandaj mund të shkojë atje ku kërkohet tashmë prej një kohë të gjatë, te Juventusi. Pas hapjes së afatit kalimtar të janarit, drejtuesit e klubeve thuhet se do të takohen mes tyre për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të Valencias në Torino.