De Rossi mbetet në Romë

Trajneri i Romës, Zdenek Zeman është optimist se mesfushori Daniele De Rossi do të qëndrojë në klub pavarësisht interesimit nga kampioni i Premierligës, Manchester City për transferimin e tij.
“Klubi e di se Daniele është i rëndësishëm për mua”, deklaroi Zeman. “Mendoj se ai do të mbetet”, u shpreh ai. De Rossi ka ftuar konferencë për shtyp të martën ku besohet se do të shfrytëzojë mundësinë për të hedhur poshtë spekulimet rreth kalimit të tij në Manchester City.
Së bashku me Francesco Tottin, De Rossi konsiderohet si ikonë e klubit nga kryeqyteti italian.