E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano në Inter, Pazzini në Milan

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka shtuar spekulimet rreth realizimit të një marrëveshjeje të shkëmbimit mes sulmuesit të Rossonerëve, Antonio Cassano me sulmuesin e Interit, Giampaolo Pazzini.

Galliani ka konfirmuar se Cassano ka kërkuar të largohet nga klubi e sipas medieve italiane ai mund të përfundojë te rivali i qytetit Inter kurse Pazzini do të bëjë rrugëtimin e kundërt.

“Nuk e mohoj se diçka është duke u zhvilluar. Cassano ka kërkuar të largohet. Por, zgjidhja më e mirë është huazimi”, deklaroi Galliani gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›