E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani duhet të përmirësohet

Trajneri Massimiliano Allegri ka pranuar se Milani duhet të përmirësohet nëse synon të arrijë sukses në edicionin e ri në Serie A.

Rossonerët u mposhtën 2:3 nga kampioni në fuqi Juventus në kuadër të Trofeut Berlusconi në San Siro të dielën dhe Allegri ka mbetur i pakënaqur, sidomos me repartin defanziv.

“Mendoj se kemi pranuar gola të cilëve kemi mundur t’ju shmangemi nëse do të kishim punuar më mirë prapa. Kjo është diçka që duhet të bëjmë në vazhdim”, deklaroi Allegri gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes. Milani takohet me Sampdorian në fundjavë në kuadër të xhiros së parë të sezonit 2012-13 në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›