E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelaar mbetet në Milan

Sulmuesi Klaas-Jan Huntelaar ka insistuar se dëshiron të mbetet në Milan, pavarësisht dështimit të tregojë paraqitje të mira pas transferimit nga Real Madrid gjatë verës. Huntelaar spekulohej se mund të kalojë në Tottenham, mirëpo ai ka theksuar se planifikon të qëndrojë në Milan.

Dua të mbetem në Milan. Kam pasur rastet e mia në fillim të sezonit, por nuk i kam shfrytëzuar ato. Do të kem kohë të ngrihem dhe jam i sigurt se do të më ofrohen raste të reja, deklaroi Huntelaar për Sky Sports Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›