DeVito merr shpërblimin në vend të Michael Douglasit

Zuerich, 22 gusht – Aktori Deni DeVito me gjasë do ta marrë shpërblimin në vend të kolegut të tij të sëmurë Micahel Douglasit në festivalin e filmit në Zuerich të Zvicrës, kanë njoftuar mediet e Holiwoodit.
Komiku DeVito, i cili me Michaelin ka luajtur në disa filma, do ta marrë çmimin Ikona e Artë më 3 tetor të këtij viti, në vend të 65-vjeçarit, fituesit të dyfishtë të çmimit Oscar, Micahel Douglas, për të cilin në fillim të muajit gusht u publikua se vuan nga kanceri në fyt. Ai duhet të kalojë nëpër fazën e rrezatimit dhe hemoterapisë.