E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nora përgatitet të punojë edhe si stiliste

Tiranë, 22 gusht - Nora Istrefi thotë se këtë vit do të mundohet të ndajë kohë edhe për profesionin e saj të dytë, atë të kreatores së modës. Këngëtarja së fundi është diplomuar në drejtimin e kreatores së modës, dhe thotë se shpreson që këtë vit të ndajë kohë edhe për këtë profesion të saj.  "Këtë vit do të vazhdoj të bëj edhe më shumë punë rreth muzikës, besoj që kohë pas kohe do të pasojnë këngë të reja dhe videoklipe të reja, dhe në këtë mënyrë do të jem më afër fansave të mi. Ndërsa, sa i përket profesionit të dytë, atij si kreatore, e kam lënë anash pak për shkak të kohës. Por këtë vit do të ketë të reja edhe për këtë", ka thënë Nora gjatë një interviste të fundit, transmeton Bluetooth.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›