E Diel, 1 Nëntor 2026

Votoni për “Kthjellu”, drejt çmimit MTV Awards

Tiranë, 22 gusht - Rok grupi ‘The Grips’, i njohur te ne si ‘Kthjellu’, mund t’i sjellë Kosovës një çmim të MTV-së, nëse mbledh votat e duhura për në “MTV Evrope Music Awards”. Grupi nga Ferizaj, mjaft i suksesshëm në skenën shqiptare (fitues edhe të edicionit të dytë të Festivalit ‘Top Fest’ dhe vlerësuar me çmime si Grupi më i mirë disa herë) po marshon drejt suksesit evropian me hitin e tyre të ri ‘Tonight is Your Night’, lansuar pak javë më parë. “Kthjellu” (The Grips”) janë në listën e ngushtë të nominimeve për çmimin “Best Adria Act” për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards” (EMA), ngjarje që do të organizohet më 7 nëntor 2010 në Madrid të Spanjës. çdokush që dëshiron të japë votën për grupin kosovar mund ta bëjë atë në faqen e MTV Adria (linqet ku mund të votoni http://www.mtv.rs/ema/ko-je-sve-u-trci-za-mtv-nagradu?csort=descending&pg=2#comment, http://www.mtv.si/ema/glasujte-za-svoje-najljubse-izvajalce?sid=fc24290fb7658719c89536907ce5e4c2 http://www.mtv.com.hr/ema/glasajte-za-svoje-omiljene-izvodjace-copy?sid=24488bbcd677f1096f82cbb2215f90ed), transmeton BalkanWebi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›