E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dean: Në kohën e krizës ekonomia shqiptare shënoi rritje

Kryeministri Berisha priti në një takim guvernatorin Haward Dean, i cili ka shërbyer për 6 mandate si guvernator i shtetit Vermont dhe në vitin 2004 garoi për t’u përzgjedhur kandidat për President i Partisë Demokratike në SHBA. Në vitet 2005 – 2009, guvernatori Haward Dean ka shërbyer si kryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik të Partisë Demokratike Amerikane. Guvernatori Dean e falënderoi Kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe i shprehu atij vlerësimet më të larta për transformimet dhe ndryshimin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka përjetuar gjatë kësaj periudhe. “Udhëtuam nga Prishtina për në Tiranë përmes rrugës Durrës - Kukës - Morinë, e cila është një vepër e jashtëzakonshme”, u shpreh Guvernatori Dean, duke i shprehur kryeministrit Berisha vlerësimin më të lartë për realizimin e këtij projekti, i cili ka vlerë jo vetëm për kombin shqiptar, por, sipas Guvernatorit, do të shërbejë si një faktor shumë i rëndësishëm edhe për zhvillimin e mbarë rajonit. Guvernatori Dean e përgëzoi Kryeministrin për rezultatet gjatë kësaj periudhe dhe vlerësoi si një ngjarje jashtëzakonisht domethënëse të drejtësisë dhe qartësisë së këtyre reformave faktin që në periudhën më të vështirë të krizës ekonomike globale Shqipëria ishte një ndër vendet e pakta në botë që shënoi rritje pozitive ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›