E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat i veshtire Madhesia e germave Christoph Prssl 10/01/2011 143000

Per Komisionin Evropian nuk do te jete i lehte debati me Hungarine per ligjin e kontestuar te mediave te ketij vendi. Jo vetem per faktin se Kryeministri hungarez Viktor Orban vepron me shume taktike.

Viktor Orban ka gjetur nje taktike te mencur Po po qe se ka rezerva te justifikuara ne do ta ndryshojme ligjin per mediat. Keshtu ai nuk e bllokon Komisionin Evropian por kerkon thjesht dhe ne menyre prekese deshmi per kritikat.

Por pikerisht gjetja e ketyre deshmive nuk eshte e kollajte sepse fondamenti mbi te cilin leviz Komisioni Evropian eshte i holle. Juristet e KE-se duhet te lexojne te 200 faqet e ligjit per mediat dhe te provojne nese nenet e tij bien ndesh me rregulloren evropiane te vitit 2007 e cila percakton te drejtat e degjuesve dhe teleshikuesve.

Per ta theksuar edhe nje here kjo rregullore nuk percakton lirine e mediave por te drejtat e degjuesve dhe teleshikuesve. Sa zigzage duhet te beje Komisioni per te futur vlerat e perbashketa ne BE dhe para se gjithash per ti ruajtur ato

Pika tjeter Marreveshja e Lisbones. Aty shkruhet Kush i shkel idealet e Unionit atij mund ti hiqet e drejta e votes - ne rastin me ekstrem. Edhe per kete duhen gjetur fillimisht provat. Kjo nuk eshte aq e lehte sepse ligji sapo eshte miratuar. Se si do te zhvillohet kjo histori dihet Juristet e BE-se do te kontrollojne mbikeqyresit ne Hungari do te disiplinohen dhe gjashte muajt e presidences do te ikin fluturimthi. Dhe kur stafeta evropiane ti jepet Polonise atehere nuk do te kujtohet kush per Hungarine. Orban pastaj mund te kuptoje Ligji u shpetua imazhi po ashtu dhe pas kesaj autoriteti hungarez i mbikeqyrjes se mediave fillon seriozisht nga puna.

Per te penguar kete ka dy shpresa Parlamenti Evropian dhe shefat e shteteve dhe qeverive evropiane. Mjaft eurodeputete duan ta rrezojne ligjin hungarez. Ata kane pak ne dore per ta bere kete po te kujtojme qe mjaft europarlamentare konservatore duan ta mbrojne qeverine po ashtu konservatore te Budapestit.

Mbeten shefat e qeverive dhe shteteve te BE-se. Edhe nder ta ka disa qe duan ta mbrojne Orbanin si per shembull Berlusconi. Kryetari i qeverise italiane qendron ne pushtet sepse i ka ne dore mediat italiane dhe e ka kufizuar lirine e shtypit.

Permbledhtazi - kohe jo te mira per lirine e shtypit ne Evrope. Por po qe se eurodeputetet dhe qeverite nuk arrijne te mbrojne lirine e mediave ne Evrope atehere ata nuk duhet te habiten me pakenaqesine e evropianeve ndaj BE-se. Pikerisht ne ceshtje te tilla krijohet zhgenjimi.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›