E Diel, 1 Nëntor 2026

Z. Taulant i vogël i PS-së, “beteja e hapur” është me krimin - ju jeni eksponent i inkriminuar!

10-01-2011 / Redaksionale

Socialistët s’po dinë se ç’të sajojnë në daljet e përditshme për mediat. Urdhri i Edi Ramës është i prerë dhe s’diskutohet me asnjë kusht: sulm të egër dhe gjuhë të ashpër ndaj mazhorancës së kryeministrit Berisha...
Nga njëra anë, Edi Rama vë në shërbim të tentakulave të tij pseudo-politike gratë e dhunuara, të cilave s’u ka mbetur pikë gjaku nga frika dhe tmerri që i zë në selinë e PS-së, për shkak të agresivitetit dhe dhunës verbale të kryetarit të toksikuar.
Gazeta “55” ka denoncuar vazhdimisht veprimet banale të kryetarit të socialistëve. Në këtë gjullurdi skenarësh të përzier, s’mungon as balancimi i eksponentëve që dyshohen se janë të lidhur me krimin e organizuar dhe ata, të cilët janë përfaqësuesit e vlerave të vërteta socialiste dhe të së majtës politike. Këta të fundit janë në vend ‘numero’, në një konflikt të ashpër mbijetese me forcat e së keqes të fuqizuara nga natyra e egër e klaneve të drogës dhe trafikut njerëzor.
Taulanti i vogël, por me bëma të mëdha, fatmirësisht ose fatkeqësisht, kjo varet nga preferencat e tij, hyn në grupin e parë... Mbi z. Balla rëndojnë akuza konkrete dhe procesverbale nga policia kufitare, ku e përfshijnë në trafiqe të qenieve njerëzore si dhe të lëndëve narkotike, ku spikat klani “Gjura”. S’mjafton shfajësimi dhe justifikimi i Taulantit se akuzat janë politike dhe si të tilla s’duhen marrë për të mirëqena dhe nga ana tjetër, të vijojë avazin e trafikimit të femrave, apo të trafikut të drogës, pavarësisht se në dy pika të kalimit kufitar lakohet emri i tij si punë banditi dhe krimineli.
Z. Balla, i votuar nga elektorati i qytetit të Librazhdit dhe rrethinave për të kryer një detyrim kushtetues dhe ligjor, atë të përfaqësimit, jo vetëm që s’e ka realizuar këtë imponim të votuesve, përkundrazi i ka shpërfytyruar ata.
 Z. Balla, qytetarët e Librazhdit janë të fyer prej teje. Edhe pse të konsideruan si birin e tyre, tashmë në të gjitha ato mendje që të votuan, ka rënë zia. Dhe kjo, vetëm për një shkak, sepse ti je i lidhur me krimin e organizuar dhe po jeton jashtë hallkave të ligjit, jashtë hallkave të Drejtësisë.
Kjo sigurisht, ka një shpjegim, por më tepër përgjigjen duhet ta japin institucionet e ligjit. Procesverbali në kufi, lakon gjerë e gjatë emrin tuaj si shoqërues i dyshimtë i një grupi femrash. Vënia në pranga e një pjese të mirë të kriminelëve të klanit “Gjura”, ka bërë që ata të mos tregohen shumë bujarë me ty dhe gabimisht të kanë lakuar si njeriun e tyre, jo mikun e tyre në kuptimin e mirë të fjalës...
Prandaj, “beteja e hapur” e socialistëve me mazhorancën deri më tani s’ka dhënë rezultate. Ka vënë në pah vetëm regresin politik të opozitës dhe Partisë Socialiste, e thënë ndryshe një betejë e humbur. Por, beteja e hapur është më shumë me krimin e organizuar...betejë pa kompromis. “Beteja e hapur” është mes jush dhe ligjit...
Z. Balla, je eksponent me prapavijë kriminale!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›