Zgjedhje te pergjithshme apo te pjesshme cila eshte rrugedalja

Ajo qe ka ndodhur ne zgjedhjet 12 dhjetorit te vitit te kaluar i ka qitur nje hije te keqe demokracise edhe ashtu te brishte ne Kosove dhe sipas shume opinioneve nese keto zgjedhje pranohen shumica e deputeteve te Parlamentit te ardhshem te Kosoves do te jene deputete te katapultuar permes manipulimit te votave nga komisioneret e partive konkurrente dhe manipulim votash per kandidatet brenda vet partive politike per cgje disa nga ta edhe shprehin hapur shqetesimet e tyre.
Eumlshte mendim i shumices se partive politike dhe shume votuesve ne Kosove se vetem mbajtja e zgjedhjeve te pergjithshme do ta nxirrte vendin nga kaosi i shkaktuar pas votimeve te 12 dhjetorit 2010 sepse edhe pas nje muaj te kaluar nga mbajtja e ketyre zgjedhjeve te cilat u pershkuan me manipulime te shumta e te llojllojshme te cilat tanime jo vetem se jane bere shume te diskutueshme por mund te mos kene as te ardhme ngase fundi i ketij procesi zgjedhor eshte bere i paparashikueshem edhe per vet zyrtaret e dashuruar ne pushtet rezultatet e te cilave nuk i mundesuan asnje partie politike krijimin e institucioneve te vendit pa koalicione te cilat duken me teper se te zorshme per te mos thene edhe te pamundshme te pakten per momentin.
Duke pare parregullsite e medha dhe manipulimet e shumta te cilat u vertetuan edhe me rastin e rinumerimit te votave nga komuna te ndryshme te Kosoves ato duket te kene qene te atyre permasave saqe zgjedhjet do te perseriten edhe ne 24 vendvotime ne Mitrovice nese jo edhe ne vende tjera deri te vendimi i mundshem i arsyeshem dhe i pritshem per zgjedhje te reja te pergjithshme dhe jo vetem ne Skenderaj Drenas e Decan te caktuara qe te mbahen me 9 janar 2011.
Rinumerimi i 40 te votave apo te 760 vendvotimeve ne vend dhe anulimi i zgjedhjeve ne tri komuna te Kosoves nxjerr ne pah te verteten e hidhur se jo vetem qe jane manipuluar mbi 50 te votave ne gjithe Kosoven por rezultatet e rinumerimit nxoren edhe befasi te reja dhe parregullsi te tjera te shumta te gjetura ne fletevotime te cilat detyrojne perseritjen e zgjedhjeve edhe se paku ne njezet e kater vendvotime ne Mitrovice cka do te thote se rritet edhe me tej dyshimi i rregullsise se ketyre zgjedhjeve dhe perqindja ne shifrat e manipulimeve Ndaj me te drejte lind pyetja e patejkalueshme se valle a nuk e rrezikojne te gjitha keto gjetje procesin zgjedhore te 12 dhjetorit 2010 ne teresi
Kur si rezultat i manipulimeve ne keto zgjedhje Parlamenti i Kosoves kesaj radhe do te mbushet me deputet te katapultuar me dallavere dhe nderhyrje te dhunshme nga Komisioneret edhe sot e kesaj dite pa asnje te denuar dhe jo me te zgjedhurit e popullit nga vota e lire e atyre qe kane marr pjese ne votime.
Edhe pse KQZ procesin e rinumerimit te filluar me 18 dhjetor e perfundo te marten me 4 janar 2011 te dyzet per qind te votave apo te 760 vendvotimeve ane e kend vendit rezultatet e ketij rinumerimi mbeten te behen te njohura vetem pas auditimit dhe rezultatit perfundimtare pas zgjedhjeve te rivotimit ne Skenderaj Drenas Decan si dhe ne dy vendvotime ne Malisheve e Lipjan me 9 janar 2011 por nese nuk perseriten zgjedhjet e pergjithshme kur do te perseriten zgjedhjet ne 24 Vendvotimet ne Mitrovice
Nga shkaku i permasave te manipulimit me voten e lire KQZ u detyrua qe ti nderroje Komisioneret e zgjedhjeve dhe perseritja e votimeve ne keto Komuna te zhvillohet nen nje monitorim te rrepte jo vetem nga monitorues vendes por sipas premtimeve te shefit te ICO-se Pieter Faith ato do te mbikeqyren edhe nga 90 ekipe te vezhguesve nderkombetare te cilat do te qendrojne ne qendrat e votimit nga mengjesi deri ne mbremje.
Zgjedhjeve e manipuluara parlamentare i dhane edhe nje goditje te rende demokracise se brishte ne Kosove ku pervec fakteve tjera te lartpermendura u njoftuan edhe 133 raste te paraqitura prokurorise qe kunder keqperdoruesve te votes te ndermerren veprime ligjore duke e bere keshtu edhe me te pa qarte perspektiven e vlefshmerise se ketyre zgjedhjeve. Ndoshta ashtu sic mendojne edhe shumica e shqiptareve ne vend zgjedhjeve e pjesshme do ishte me mire te shnderroheshin ne zgjedhjet te pergjithshme ngase jo vetem manipulimet e dukshme por edhe rezultati i tyre edhe nese ai pranohet nga te gjithe pjesemarresit keshtu sic u nxor nuk i mundeson asnje subjekti politik formimin e qeverise dhe marrjen mbi vete te barres se rend te pergjegjesise per udheheqjen e vendit dhe vendimeve per bisedime me Serbine.
Sic paralajmerohet do te kete bisedime edhe per veriun e Kosoves ku vazhdon anarkia kontrabanda dhe sulmet kunder shqiptareve kurse kohet e fundit njoftohet per sulme edhe kunder pjesetareve te policise se EULEX-it dhe pjesetareve te OSBE-se te cilet sulmohen fizikisht dhe marrin edhe lendime trupore nese nuk iu nenshtrohen urdhrave te krimineleve te cilet veprojne hapur ne veri te Mitrovices.
Ndaj mosluftimi i krimit te organizuar kontrabandes kercenimeve te hapura dhe sulmeve te shpeshtuara fizike te krimineleve ne kete pjese te Kosoves nga ana e institucioneve pergjegjese te vendit dhe EULEX-it mbetet shume shqetesues per shqiptaret.
Madje edhe ne kete gjendje mjerisht jo rralle ndodhe qe rivalet politik shqiptar te shikohen jo si konkurrente politike ne mes veti por gati si armiq deri ne urrejtje duke humbur logjiken e te berit fushate zgjedhjesh ne menyre normale e demokratike dhe kesaj radhe mjerisht situata u rendua pertej sharjeve dhe qendrimeve emocionale deri ne shkalle kercenimi e dhune sa qe po vihet ne pikepyetje serioziteti i demokracise dhe pluralizmit politik e institucional ne vend.
Edhe nese pranohen keto zgjedhje keshtu si ishin me te metat dhe dobesite qe ato i percollen dhe nuk perseriten zgjedhjet ne teresi atehere urojme qe rezultatet e dala nga keto zgjedhjet te mos behen molle sherri ne mes partive politike dhe te mos krijohen situata te paqendrueshme me crast kriza politike dhe institucionale do te prodhonte edhe krize sociale e cila edhe ashtu nuk ishte as e vogel e as e padukshme edhe para ketyre zgjedhjeve.
Kjo edhe per faktin se procesi i bisedimeve me Serbine nuk do te mbahet vetem sa per te filluar procesin e negociatave apo vleresuar qendrimet e paleve por ato do te mbahen edhe per te na rikujtuar edhe nje here me teper se endrra serbe per ndarjen e Kosoves jo vetem se eshte gjalle por ajo edhe eshte forcuar kohet e fundit sidomos pas situates se rende politike dhe institucionale qe u krijua nga prishja e koalicionit qeverises qe rezultoi me probleme edhe ne qeverisjen e vendit.
Kosova po vuan nga varferia e popullit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik papunesia e madhe dhe joperspektiva nga demokracia e brishte dhe korrupsioni kaq i perfolur ku gjendja konfuze e krijuar pas zgjedhjeve te manipuluara e uli edhe me teper imazhin e vendit te ketij vendi ne te cilin ndjehet edhe mungesa e sundimit te ligjit derisa politikanet vendor si perkushtim nuk e kane mireqenien e popullit por preokupim te vetem edhe ne ke situate e kane vendosjen e tyre ne pushtet pa marre parasysh menyren qofte ajo edhe e dhimbshme dhe e pa lavdi nga e cila nuk nderohen as ata vete.
Ndaj per fat te keq as keto zgjedhje nuk i ofruan Kosoves daljen nga kriza ku ajo mjerisht eshte katandisur si vend plotesisht i izoluar ne menyre qe te mund te fillohej sa me pare me krijimin e institucioneve te forta e te qendrueshme te cilat do te mund te zhvillonin lufte serioze kunder korrupsionit te shumeperfolur dhe formave te tjera te keqperdorimeve te mundshme te cilat do te krijonin stabilitet politik e qendrueshmeri institucionale dhe kushte me cilesore per jeten e qytetareve ne vend. Kosova pa institucione te forta do ta kete te veshtir edhe zhvillimin e bisedimeve me Serbine e cila perpiqet qe te shfrytezoi gjendjen e krijuar ne Kosove dhe te perfitoj edhe perkrahjen e BE-se per ndarjen e Kosoves derisa Kosova ka ngecur shume edhe ne procesin e integrimeve evropiane duke mbetur plotesisht e izoluar si shtet dhe vrime e zeze ne rajon ndaj politikeberesit shqiptare duhet ta kene parasysh se nese leshohen ne intriga dhe nuk sigurohet stabiliteti politik i vendit atehere vertet rrezikohet seriozisht edhe teresia territoriale e Republikes se Kosoves dhe perspektiva e saj evropiane.